Foto: TelegrafiIz objave izvora
Chelsea ka konfirmuar zyrtarisht ndryshime të mëdha në strukturën e pronësisë, duke bërë të ditur se Todd Boehly nuk është më pronar i klubit londinez.Fondi i investimeve Clearlake Capital Group ka blerë aksionet e Todd Boehlyt dhe Mark Walterit, duke marrë kështu kontrollin e plotë të klubit londinez.Në deklaratën e klubit thuhet se transaksioni nënkupton edhe largimin e Boehlyt nga pozita e kryetarit, ndërsa miliarderi zviceran Hansjörg Wyss do të mbetet aksionar dhe partner i rëndësishëm në grupin e pronësisë.Boehly dhe Clearlake udhëhoqën blerjen historike të Chelseat në vitin 2022, në një periudhë pasigurie të madhe politike dhe financiare për klubin. Që atëherë, ata kanë investuar shuma të mëdha në ekipet e meshkujve dhe femrave, akademinë e klubit dhe modernizimin e qendrës stërvitore në Cobham. Boehly largohet nga pozita e tij duke theksuar se e lë klubin në një pozitë të mirë për fazën e ardhshme të zhvillimit dhe garën për trofe.“Ka qenë një nder të shërbej si kryetar i Chelseat. Do të doja të falënderoja të gjithë ata që kanë ndihmuar në sigurimin e një të ardhmeje të ndritur për klubin, përfshirë Ligën Premier, stafin, lojtarët dhe tifozët tanë besnikë. Jam i bindur për suksesin e vazhdueshëm të klubit nën udhëheqjen e Clearlake”, tha Boehly në deklaratën e tij të lamtumirës. Chelsea e kërkoi me ngulm, Xhaka më në fund tregon pse tha “jo” Bashkëthemeluesit e Clearlake, Behdad Eghbali dhe Jose E. Feliciano, falënderuan Boehlyn për partneritetin dhe kontributin e tij gjatë viteve të fundit.Ata theksuan se, si pronarët aktualë të klubit, mbeten të përqendruar në investime të mëtejshme për progresin sportiv, zhvillimin e lojtarëve dhe suksesin afatgjatë të Chelseat./Telegrafi/
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.