Foto: TelegrafiIz objave izvora
Lamine Yamal dhe Raphinha kanë shkruar historinë e Barcelonës, duke u bërë dyshja e parë e klubit që nga sezoni 1955/56 që ka shënuar të paktën gjashtë gola secili në pesë ndeshjet e para të La Ligës.Dyshja e konfirmoi formën e jashtëzakonshme edhe në fitoren spektakolare 7-2 ndaj Racing Santanderit. Raphinha ka realizuar het-trik, ndërsa Yamal ka shënuar një gol dhe ka dhënë dy asistime, duke qenë protagonistë të fitores së thellë të katalanasve.Barcelona e ka vazhduar kështu startin perfekt në kampionat, me gjashtë fitore nga gjashtë ndeshje dhe një bilanc mbresëlënës prej 28 golash të shënuar. Raphinha dhe Yamal kanë qenë ndër protagonistët kryesorë të këtij fillimi të jashtëzakonshëm. Para ndeshjes me Racingun, të dy kishin nga të paktën gjashtë gola në pesë ndeshjet e para të kampionatit, diçka që një dyshe e Barcelonës nuk e kishte arritur që nga sezoni 1955/56.Me paraqitjen e tyre ndaj Racingut, dy yjet e Barcelonës kanë vazhduar të vendosin shifra mbresëlënëse, ndërsa skuadra e Hansi Flickut ka bërë edhe një hap tjetër drejt një sezoni historik./Telegrafi/
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.