Foto: TelegrafiIz objave izvora
Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar Bashkimin Evropian me tarifa shumë të larta dhe madje me ndërprerje të tregtisë, nëse Brukseli e çon përpara propozimin për ta bërë Kanadanë anëtaren e parë të asociuar të BE-së.Trump e cilësoi idenë si “qesharake” dhe e quajti Kanadanë një “partner të tmerrshëm tregtar”, duke lënë të hapur mundësinë e një përshkallëzimi të ri të konfliktit tregtar mes Uashingtonit dhe Evropës.“Nëse është një qëllim i mirë, kjo është në rregull. Nëse është një qëllim i keq, do të vendosim tarifa shumë të rënda ndaj Evropës”, deklaroi Trump.Ai paralajmëroi gjithashtu se, nëse afrimi BE-Kanada do të konsiderohej “akt armiqësor”, SHBA-ja mund të vendosë “tarifa shumë serioze” ose të ndalojë tregtinë me Evropën në disa sektorë.Kërcënimet e Trumpit erdhën vetëm pak kohë pasi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, propozoi gjatë fjalimit të saj vjetor për gjendjen e Bashkimit që Kanadaja të bëhet anëtarja e parë e asociuar e BE-së.Kryeministri kanadez Mark Carney ishte i pranishëm në Parlamentin Evropian në Strasburg, ku von der Leyen i tha se Evropa dhe Kanadaja duhet ta çojnë marrëdhënien në një nivel të ri.“Dua të punoj me ju për t’i hapur derën Kanadasë që të bëhet anëtarja e parë e asociuar e BE-së”, deklaroi ajo, transmeton Telegrafi.Von der Leyen propozoi që marrëdhënia aktuale tregtare, e bazuar në marrëveshjen CETA, të zgjerohet përmes një “Aleance për të Ardhmen”, me synimin për krijimin e një hapësire të përbashkët për prosperitet dhe siguri ekonomike.Plani i propozuar nga Brukseli shkon përtej marrëdhënieve tradicionale tregtare. Ai përfshin bashkëpunim në prodhimin e avancuar, teknologji, industrinë e mbrojtjes, energji, minerale kritike, bateri, inteligjencë artificiale, teknologji kuantike, siguri kibernetike dhe projekte në Arktik.Von der Leyen e përshkroi afrimin si një partneritet të bazuar në vlera të përbashkëta demokratike.“Ky është një partneritet jo kundër dikujt tjetër, por për forcën tonë të përbashkë
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.