Foto: TelegrafiIz objave izvora
Gjykata Speciale dënoi të mërkurën katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me gjithsej 81 vjet burgim.Hashim Thaçi u dënua me 25 vjet burgim, Jakup Krasniqi me 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet dhe Rexhep Selimi me 13 vjet. Trupi gjykues theksoi se secili nga katër të akuzuarit mban përgjegjësi penale individuale për krimet e luftës të arrestimit dhe ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme. Krerët e UÇK-së shpallen fajtorë, dënohen në total me 81 vjet burgim E pas dënimit të katërshes së UÇK-së, pati reagime të shumta. Fillimisht me vendimin nuk u pajtuan avokatët e ish krerëve të UÇK-së, të cilët paralajmëruan se vendimin do ta apelojnë. Avokati i Hashim Thaçit, Pier Rishar Prosper ka reaguar para mediave pas vendimit, duke shprehur shqetësimin e tij për mënyrën se si është zhvilluar procesi dhe për dëshmitë e marra në konsideratë.Prosper ka deklaruar se, sipas tij vendimi ka qenë i parapërgatitur dhe se gjatë procesit është paraqitur një version i historisë ku përgjegjësia kryesore është vendosur mbi Hashim Thaçin.Ai e ka cilësuar vendimin si një “shkelje të drejtësisë”, duke deklaruar se beteja ligjore nuk përfundon me aktgjykimin e shkallës së parë.“Lufta për drejtësi do të vazhdojë”, ka thënë Prosper. Avokati i Hashim Thaçit: Ky vendim nuk është në ‘Emër të popullit të Kosovës’, përgjegjësia është hedhur mbi Thaçin Edhe, avokati i Kadri Veselit, Rodni Dikson ka deklaruar se mbrojtja do të reagojë pas vendimit të fundit, duke shqyrtuar procedurat që mund të ndërmerren më tej.Ai ka shprehur pakënaqësi me mënyrën se si është trajtuar çështja, duke vlerësuar se gjatë procesit ka pasur mungesë të dëshmive të mjaftueshme.“Ka pasur mungesë të dëshmive dhe ne do të reagojmë për të parë se cilat janë procedurat që duhet ndjekur. Për fat të keq, kjo nuk është një ditë e mirë për Kosovën, për ligjin në përgjithësi”, ka deklaruar avokati.Po ashtu, pas vendimit ka folur edhe avokatja e Jakup Krasniqit, Venkate
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.