Skip to comments
Događaj u razvoju
Gjykata speciale

Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së zë ballinat e mediave ndërkombëtare

Aktgjykimi i së mërkurës i Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka zënë ballinat e mediave ndërkombëtare, me vëmendje të veçantë te dënimi prej 25 vitesh burgim për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.Mediat e huaja kanë raportuar gjerësisht për vendimin e gjykatës, duke theksuar se Thaçi dhe tre ish-krerë të tjerë të UÇK-së janë shpallur fajtorë për krime lufte të kryera gjatë luftës së viteve 1998–1999 në Kosovë.Agjencia amerikane e lajmeve Associated Press ka raportuar se Gjykata Speciale në Hagë e ka dënuar Hashim Thaçin me 25 vjet burgim për krime lufte. Sipas AP-së, Thaçi është përballur me akuza për vrasje, torturë dhe persekutim, së bashku me tre ish-udhëheqës të tjerë të UÇK-së. Edhe agjencia Reuters e ka pasqyruar vendimin me titullin se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 25 vjet burgim për krime lufte.Në raportimin e Reuters thuhet se Thaçi, 58 vjeç, është shpallur fajtor për krime lufte, përfshirë vrasje, torturë dhe ndalim të paligjshëm, të kryera gjatë kohës kur ishte komandant i lartë i UÇK-së. Gazeta britanike The Guardian ka raportuar gjithashtu për aktgjykimin, duke e vendosur në titull dënimin prej 25 vitesh burgim për ish-presidentin e Kosovës.Ndërkaq, Euronews ka theksuar deklaratën e kryetarit të trupit gjykues se procesi gjyqësor “nuk ishte për legjitimitetin” e UÇK-së apo për qëllimin e saj për sigurimin e pavarësisë së Kosovës. Në raportim thuhet gjithashtu se Gjykata Speciale nuk ka gëzuar mbështetje të gjerë popullore në Kosovë që nga themelimi i saj. Euronews ka përmendur edhe kritikat lidhur me përdorimin e dëshmive të siguruara nga Beogradi, i cili vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës.Prestigjiozja amerikane The New York Times ka raportuar se Gjykata Speciale e ka shpallur Hashim Thaçin fajtor për ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje. Gazeta ka theksuar se dënimi i tij i ka dhënë fund një procesi gjyqësor që ka nxitur debate në Kosovë rreth figurës së tij si hero i l

Objavljeno · 2 min čitanja

Slika uz članak: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së zë ballinat e mediave ndërkombëtareFoto: Telegrafi

Iz objave izvora

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...