Foto: TelegrafiIz objave izvora
Këshilli i Ministrave ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës, ku miratoi disa vendime dhe projektligjin për krijimin dhe menaxhimin e rezervave minimale të sigurisë së naftës bruto dhe nënprodukteve të saj.Një nga vendimet lidhet me angazhimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në misionin KFOR në Kosovë, me një kontingjent prej 17 ushtarakësh dhe një helikopter.Qeveria miratoi gjithashtu një shtesë në vendimin e vitit 2020 që përcakton dokumentacionin dhe rregullat e hollësishme për evidentimin e ndërtimeve pa leje.Në mbledhje u miratua edhe dhënia e mendimit të Kuvendit për një projektligj joqeveritar që parashikon ndryshime në ligjin “Për Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri”.Një tjetër vendim lidhet me ndryshime në rregulloren për mbrojtjen e sigurisë dhe shëndetit të punëmarrësve nga risqet e lidhura me ekspozimin ndaj agjentëve biologjikë në punë.Në mbledhjen e sotme u miratua edhe emërimi i Mario Keputës në detyrën e zëvendësministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit.Këshilli i Ministrave miratoi gjithashtu projektligjin “Për krijimin, mbajtjen dhe menaxhimin e rezervave minimale të sigurisë së naftës bruto dhe nënprodukteve të saj”.Projektligji përcakton rregullat për krijimin, administrimin, depozitimin dhe përdorimin e rezervave të sigurisë së naftës bruto dhe nënprodukteve të saj.Sipas objektit të projektligjit, masat synojnë të garantojnë një nivel të lartë të sigurisë së furnizimit me naftë në Republikën e Shqipërisë.
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.