Foto: TelegrafiIz objave izvora
Ambasada Britanike në Prishtinë ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, duke bërë thirrje për qetësi dhe reagime paqësore.Ministri britanik për Evropën, Lord Wood of Anfield, tha se Mbretëria e Bashkuar “respekton pavarësinë e Gjykatës dhe procesin e saj gjyqësor” dhe mbetet e përkushtuar ndaj drejtësisë, llogaridhënies dhe pajtimit në rajon. Krerët e UÇK-së shpallen fajtorë, dënohen në total me 81 vjet burgim Ai theksoi se aktgjykimi “nuk është një gjykim për shtetësinë, sovranitetin apo të drejtën e Kosovës për të përcaktuar të ardhmen e saj.”Sipas tij, gjetjet e Gjykatës kanë të bëjnë me individë dhe “nuk duhet të përdoren për të nxitur tensione mes komuniteteve apo në të gjithë rajonin.”“Udhëheqësit politikë dhe figurat publike kanë përgjegjësi të promovojnë qetësinë, të sigurojnë që çdo reagim të mbetet paqësor dhe të vendosin sigurinë e njerëzve në radhë të parë”, deklaroi Lord Wood. Dënimi i katërshes së UÇK-së në Hagë - revoltohen qytetarët, thyejnë xhamat e Qeverisë Ambasada britanike shtoi se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të punojë me partnerët në rajon për të mbështetur paqen, drejtësinë dhe një të ardhme të sigurt e të begatë për të gjitha komunitetet. /Telegrafi/
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.