Foto: TelegrafiIz objave izvora
Bashkimi Evropian ka reaguar pas aktgjykimit të shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.Në një deklaratë të dhënë për Telegrafin, një zëdhënës i BE-së tha se BE-ja e merr në dijeni aktgjykimin e sotëm dhe theksoi rëndësinë e zhvillimit të procedurave gjyqësore në mënyrë të pavarur.“BE-ja ka marrë në dijeni aktgjykimin e sotëm të shkallës së parë në rastin e Prokurorit të Specializuar kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit”, thuhet në përgjigjen e BE-së.Sipas zëdhënësit, Dhomat e Specializuara të Kosovës po e zhvillojnë procesin gjyqësor mbi bazën e përgjegjësisë individuale penale.“Dhomat e Specializuara të Kosovës po japin drejtësi duke zhvilluar procedura gjyqësore të drejta, të paanshme dhe të pavarura, bazuar në parimin e përgjegjësisë individuale penale”, thuhet në përgjigjen e BE-së. Dënimi i katërshes së UÇK-së në Hagë - revoltohen qytetarët, thyejnë xhamat e Qeverisë BE-ja ka rikujtuar se të dënuarit kanë të drejtë të apelojnë vendimin.“Personat e dënuar kanë të drejtë të apelojnë aktgjykimin para gjyqtarëve të pavarur të apelit në një trup gjykues të veçantë të Apelit”, ka deklaruar zëdhënësi i BE-së për Telegrafin.Në deklaratë, BE-ja u ka bërë thirrje të gjitha palëve dhe akterëve në Kosovë dhe rajon që të tregojnë përmbajtje.“BE-ja u bën thirrje të gjitha palëve dhe akterëve, në Kosovë dhe në rajon, për përmbajtje. Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar duhet të jenë në gjendje ta zbatojnë mandatin e tyre pa ndërhyrje”, kanë deklaruar nga BE.Zëdhënësi i BE-së tutje ka theksuar se drejtësia duhet të lejohet të ndjekë rrjedhën e saj, gjë që është veçanërisht e rëndësishme për viktimat.BE-ja ka theksuar gjithashtu përgjegjësinë e institucioneve të Kosovës për sigurinë.“Autoritetet kanë përgjegjësinë të sigurojnë sigurinë e të gjitha komuniteteve dhe banorëve në mbarë Kosovën.”Në fund, BE-ja ka rikujtuar
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.