Skip to comments
Događaj u razvoju
Prishtina

Bllokohet hyrja në Prishtinë, protestuesit refuzojnë lirimin e rrugës

Hyrja në Prishtinë është bllokuar pasditen e së mërkurës, pasi qytetarë kanë marshuar në rrugë në shenjë reagimi ndaj aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Qytetarët, të cilët kanë mbajtur edhe flamuj, janë pozicionuar aktualisht pranë zyrave të EULEX-it në dalje të Prishtinës, derisa po refuzojnë lirimin e rrugës përkundër kërkesave nga policia.Si pasojë e lëvizjes së qytetarëve dhe bllokimit të qarkullimit, kolona të gjata automjetesh janë krijuar në magjistralen Pejë–Prishtinë, përkatësisht nga Komorani në drejtim të Fushë Kosovës dhe Prishtinës, raporton Telegrafi. Në pamjet nga vendi i ngjarjes shihen automjete të shumta të mbetura në kolonë në Komoran, në drejtim të Prishtinës. Në mesin e tyre ka edhe vetura me qytetarë që kanë flamuj.Ndërkohë, Policia e Kosovës ka bllokuar hyrjen për automjete në Fushë Kosovë, duke ndikuar më tej në qarkullimin në këtë pjesë.Një grup qytetarësh vazhdon të qëndrojë para selisë së EULEX-it në Fushë Kosovë, ndërsa situata po përcillet nga afër nga Policia e Kosovës.Reagimi i qytetarëve vjen pas aktgjykimit të sotëm të Dhomave të Specializuara në Hagë, me të cilin Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Veseli me 18 vjet, ndërsa Selimi me 13 vjet. /Telegrafi/

Objavljeno · 1 min čitanja

Slika uz članak: Bllokohet hyrja në Prishtinë, protestuesit refuzojnë lirimin e rrugësFoto: Telegrafi

Iz objave izvora

Hyrja në Prishtinë është bllokuar pasditen e së mërkurës, pasi qytetarë kanë marshuar në rrugë në shenjë reagimi ndaj aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Qytetarët, të cilët kanë mbajtur edhe flamuj, janë pozicionuar aktualisht pranë zyrave të EULEX-it në dalje të Prishtinës, derisa po refuzojnë lirimin e rrugës përkundër kërkesave nga policia.Si pasojë e lëvizjes së qytetarëve dhe bllokimit të qarkullimit, kolona të gjata automjetesh janë krijuar në magjistralen Pejë–Prishtinë, përkatësisht nga Komorani në drejtim të Fushë Kosovës dhe Prishtinës, raporton Telegrafi. Në pamjet nga vendi i ngjarjes shihen automjete të shumta të mbetura në kolonë në Komoran, në drejtim të Prishtinës. Në mesin e tyre ka edhe vetura me qytetarë që kanë flamuj.Ndërkohë, Policia e Kosovës ka bllokuar hyrjen për automjete në Fushë Kosovë, duke ndikuar më tej në qarkullimin në këtë pjesë.Një grup qytetarësh vazhdon të qëndrojë para selisë së EULEX-it në Fushë Kosovë, ndërsa situata po përcillet nga afër nga Policia e Kosovës.Reagimi i qytetarëve vjen pas aktgjykimit të sotëm të Dhomave të Specializuara në Hagë, me të cilin Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Veseli me 18 vjet, ndërsa Selimi me 13 vjet. /Telegrafi/

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...