Foto: TelegrafiIz objave izvora
Vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka shkaktuar reagime të shumta në Kosovë, me figura të njohura të skenës shqiptare që kanë shprehur qëndrimet e tyre përmes rrjeteve sociale.Artistë dhe personalitete nga fusha e muzikës, televizionit dhe shoubizit kanë reaguar pas shpalljes së aktgjykimit, duke shprehur mbështetjen e tyre për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.Në postimet e tyre, disa prej figurave publike kanë shprehur zhgënjim dhe pakënaqësi ndaj vendimit, teksa dënimet e shqiptuara janë komentuar prej tyre si tepër të rënda.Mes emrave të njohur që kanë reaguar në rrjetet sociale janë këngëtarët Leonora Jakupi, Capital T, Ermal Fejzullahu dhe Yll Limani si dhe figura të tjera të ekranit e shoubizit përfshirë: Gresa Gashin, Kader Kicajn, Bora Zemanin dhe Benita Zenën.Reagimet e tyre kanë ardhur pak pas shpalljes së aktgjykimit, ku Thaçi u dënua me 25 vite burgim, Krasniqi po ashtu me 25, Veseli me 18 dhe Selimi me 13 vite burgim.Përmes mesazheve të tyre, figurat publike kanë përcjellë qëndrime personale dhe emocionale lidhur me vendimin, duke bërë që reagimet në rrjetet sociale të marrin vëmendje të konsiderueshme.Më poshtë ndiqni të plotë postimet e tyre: Foto: Instagram Foto: Instagram Foto: Instagram Foto: Instagram Foto: Instagram Foto: Instagram Foto: Instagram Foto: Instagram /Telegrafi/
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.