Iz objave izvora
Hetimi për vdekjen e Giorgos Mazonakis po merr një tjetër drejtim, ndërsa autoritetet greke po fokusohen te provat dixhitale të sekuestruara, veçanërisht te një prej dy fotove që Ioanna Gaka kishte bërë me Mazonakis dhe më pas ia kishte dërguar një marrësi ende të paidentifikuar. Sipas të dhënave të ekspertizës dixhitale, Gaka kishte bërë dy fotografi dhe një video më 9 shtator. Të tre skedarët rezultojnë të jenë fshirë përpara se ajo të paraqitej në Stacionin e Policisë Kypseli për të dhënë deklaratën e saj. Fotografia e parë është realizuar në orën 14:43:36 dhe skedari është krijuar 43 sekonda më vonë. Ai është fshirë në orën 19:09:09. Në imazh, Mazonakis shihet i shtrirë në shtratin e klinikës, ndërsa makina është në punë. Ai mban një bluzë të verdhë dhe është i mbuluar me batanije nga mesi e poshtë. Në duart e tij dallohen pajisje mjekësore, ndërsa një element i rëndësishëm për hetuesit janë të dhënat e vendndodhjes të ruajtura në metadatat e fotografisë. Koordinatat përputhen me një pikë në rrugën Karneadou në Athinë, në zonën ku ndodhet klinika. Pikërisht në lidhje me këtë fotografi janë evidentuar edhe gjurmë dixhitale të shpërndarjes. Sipas hetimit, fotografia i është dërguar një marrësi të panjohur, identiteti i të cilit ende nuk është përcaktuar. Deri tani nuk ka të dhëna që fotografia t’i jetë dërguar Elias Theodoropoulos. Fotografia e dytë është realizuar në orën 14:45:22 dhe skedari është krijuar katër sekonda më vonë. Edhe kjo fotografi rezulton e fshirë, ndërsa koha e fshirjes është 19:09:13, vetëm pak sekonda pas fshirjes së imazhit të parë. Edhe fotografia e dytë përmban të njëjtat koordinata gjeografike. Në telefonin e Gakës është gjetur gjithashtu një video e fshirë, e realizuar në orën 14:43:55, pra mes dy fotografive. Sipas të dhënave të ekspertizës, edhe kjo video është fshirë në orën 19:09:13. Për hetuesit, rikuperimi i të dhënave të fshira konsiderohet tashmë një element kyç. Ata synojnë të përcaktojnë se kujt i është dërguar fotografia, përm
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Gazeta Express.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.