Izvor fotografije: telegrafi.comIz objave izvora
Ish-avokati i Nasim Haradinajt në rastin e tij në Hagë, Toby Cadman, ka deklaruar se, bazuar në përvojën e tij me Dhomat e Specializuara dhe në provat e paraqitura në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, shpreson që ata të shpallen të pafajshëm. Duke folur në Debat Plus, Cadman tha se dëshiron që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi të lirohen, duke e lidhur këtë qëndrim me përvojën e tij në procesin ndaj Nasim Haradinajt. Pyetje: Në aspektin procedual, nëse ka dënime, çfarë ndodh menjëherë pas shpalljes së aktgjykimit, veçanërisht sa u përket hapave ligjorë në Hagë? Toby Cadman: Pra, së pari, do të bëhet një shqyrtim i kujdesshëm i vetë aktgjykimit dhe, sigurisht, ekipet e mbrojtjes, në rast të një dënimi, do ta shqyrtojnë me kujdes atë që pothuajse me siguri do të jetë një aktgjykim prej shumë qindra faqesh, dhe ky do të jetë një proces shumë i kujdesshëm dhe i gjatë. Pastaj, natyrisht, ata kanë të drejtë të apelojnë në dy shkallë, para Gjykatës së Apelit dhe para Gjykatës Supreme, si dhe para Gjykatës Kushtetuese. Prandaj, sigurisht, duhet të presim dhe përsëri duhet të theksojmë se ky nuk është një vendim përfundimtar që po shpallet nesër. Ky është një vendim i shkallës së parë.Ai mund të përmbyset në apel, në shkallën e parë ose të dytë, por sigurisht që ekipet ligjore do të përqendrohen në ankesat e tyre. Pyetje: Z. Cadman, fillimisht përmendët rëndësinë e këtij rasti, por a mund të ketë ky aktgjykim pasoja të drejtpërdrejta për marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës? Toby Cadman: Mendoj se një nga gjërat që duhet të kemi parasysh në një rast të tillë është se emocionet janë shumë të forta nga të gjitha palët. Dhe sigurisht, nëse ka dënime, kjo do të jetë shumë dëmtuese për popullin e Kosovës, por edhe për veteranët e luftës dhe për UÇK-në në përgjithësi. Prandaj, ajo që duhet të sigurojmë është që çdo protestë ndaj aktgjykimit, dhe natyrisht qytetarët në Kosovë janë plotësisht të lirë të protestojnë, të mbetet paqësore. Dhe duhet të shpre
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Gazeta Express.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.