Skip to comments
Događaj u razvoju
Lajme

Japonia thyen rekorde, kalon për herë të parë shifrën e 100 mijë persona mbi moshën 100-vjeçare

Më shumë se 100 mijë persona mbi 100 vjeç jetojnë aktualisht në Japoni, duke shënuar një rekord të ri për vendin që prej dekadash përballet me plakjen e popullsisë dhe rënien e lindjeve. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, numri i njëqindvjeçarëve ka arritur në 107,677 persona, 88% e të cilëve janë gra. Shifrat e fundit tregojnë se Japonia ka kaluar për herë të parë pragun e 100 mijë personave të moshës 100 vjeç e lart. Gruaja më e moshuar në vend është Kishimoto Fuyo, 114 vjeç, nga qyteti i Kiotos, ndërsa burri më i moshuar është Kato Hikaru, 112 vjeç, nga Kumamoto. Ministri i Shëndetësisë, Kenichiro Ueno, e cilësoi rritjen e numrit të njëqindvjeçarëve si një zhvillim pozitiv, duke theksuar përparimin në mjekësi dhe teknologji që ka ndihmuar njerëzit të jetojnë më gjatë. Megjithatë, ai paralajmëroi se plakja e popullsisë po krijon sfida të mëdha për qëndrueshmërinë e sistemit japonez të sigurimeve shoqërore. Kur Japonia nisi të mbante statistikat zyrtare për personat mbi 100 vjeç në vitin 1963, në vend kishte vetëm 153 njëqindvjeçarë. Numri kaloi 1,000 në vitin 1981 dhe arriti në 10,000 në vitin 1998. Sot, numri është rritur në 107,677. Të dhënat publikohen në prag të festës kombëtare “Respekt për të Moshuarit”, gjatë së cilës qeveria nderon personat që mbushin 100 vjeç me një letër personale dhe një filxhan tradicional sake. Ekspertët e lidhin jetëgjatësinë e lartë në Japoni me një kombinim faktorësh, mes tyre dieta dhe aktiviteti fizik. Ushqimi tradicional japonez përfshin kryesisht peshk, perime dhe oriz dhe zakonisht përmban më pak yndyrna të ngopura krahasuar me shumë dieta perëndimore. Një rol luan edhe mënyra aktive e jetesës. Shumë të moshuar ecin rregullisht, përdorin transportin publik, lëvizin me biçikletë dhe kryejnë ushtrime shtrirjeje. Plakja e shpejtë e shoqërisë ka nxitur gjithashtu zhvillimin e produkteve dhe teknologjive të destinuara për të moshuarit, përfshirë ekzoskelete të fuqizuara që ndihmojnë lëvizjen dhe pajisje optike me fokus automatik./TC

Objavljeno · 2 min čitanja

Slika uz članak: Japonia thyen rekorde, kalon për herë të parë shifrën e 100 mijë persona mbi moshën 100-vjeçareIzvor fotografije: telegrafi.com

Iz objave izvora

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Gazeta Express.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...