Foto: TelegrafiIz objave izvora
Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Lahi Brahimaj, është shprehur i bindur se trupi gjykues në çështjen ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë do të marrë një vendim të drejtë.Në Debat Plus, Brahimaj tha se sipas tij vendimi i drejtë do të ishte shpallja e pafajshme e të gjithë të akuzuarve.Duke folur për rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, Brahimaj e cilësoi gjykatën si “politike”, por tha se beson se trupi gjykues do të marrë një vendim lirues.“Jam i bindur që është një gjykatë që do të marrë një vendim të drejtë. E vendimi i drejtë është shpallja e pafajshëm e të gjithëve të akuzuarve. Unë kujtoj edhe rastin tonë, rastin Haradinaj, dhe në librin e Geoffrey Nice, që ka qenë edhe prokuror në rastin e Slobodan Millosheviqit e tregon saktë që tri grupe prokurorësh kanë refuzua ta nënshkruajnë aktakuzën në rastin Haradinaj dhe e ka nënshkruar Carla Del Ponte. Dhe në rastin e Thacit dhe të tjerëve është një gjykatë politike, është ndërtuar me politik, por besoj që trupi gjykues do të marrë një vendim të drejtë, vendim lirues”, ka deklaruar Brahimaj.
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.