Foto: TelegrafiIz objave izvora
Pas disa vitesh proces gjyqësor në Hagë, nesër do të shpallet aktgjykimi në çështjen gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar se seanca për shpalljen e aktgjykimit do të mbahet të mërkurën, më 16 shtator, në selinë e gjykatës në Hagë.Seanca do të nisë në orën 10:00 dhe, sipas njoftimit zyrtar, është paraparë të zgjasë deri në orën 12:00. Aktgjykimi që do të shpallet nesër vjen pas përfundimit të një procesi të gjatë gjyqësor, në të cilin janë dëgjuar dëshmitarë dhe janë shqyrtuar një numër i madh provash të paraqitura nga palët.Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi përballen me akuza për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Aktakuza përfshin pretendime për përndjekje, burgosje, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje dhe zhdukje me forcë, si dhe akuza për arrestim dhe ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje.Sipas aktakuzës, krimet e pretenduara lidhen me periudhën e viteve 1998 dhe 1999 dhe me disa lokacione në Kosovë, si dhe në veri të Shqipërisë. Pretendimet e aktakuzës nuk përbëjnë konstatime përfundimtare të gjykatës.Viktimat e pretenduara përfshijnë serbë, romë dhe shqiptarë që konsideroheshin kundërshtarë të UÇK-së. 1 ditë para shpalljes së vendimit për krerët e UÇK-së - Telegrafi me raportim nga Haga Në proces janë përfshirë 156 viktima.Procesi gjyqësor ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së nisi në prill të vitit 2023. Prokuroria pretendon se Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi ishin pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale”, që synonte marrjen dhe ushtrimin e kontrollit mbi Kosovën, përfshirë përmes frikësimit, keqtrajtimit, dhunës dhe largimit të atyre që konsideroheshin kundërshtarë.Gjatë këtij procesi, Prokuroria e Specializuar paraqiti pretendimet e saj, ndërsa më pas dëshmitë dhe argumentet u paraqitën edhe nga Mbrojtja e Viktimave dhe ekipet mbrojtëse të të akuzuarve.Gjatë procesit, 134 dës
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.