Foto: TelegrafiIz objave izvora
Pas vitesh proces gjyqësor, nesër më 16 shtator, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë pritet të shpallet aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.Për vite me radhë, lufta e Kosovës është rrëfyer përmes historisë, politikës dhe kujtesës kolektive. Tashmë, këtij rrëfimi pritet t’i shtohet edhe një kapitull gjyqësor.Prokuroria e Specializuar ka kërkuar dënimin e secilit prej katër të akuzuarve me nga 45 vjet burgim për krime lufte.Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi i kanë mohuar akuzat ndaj tyre dhe janë deklaruar të pafajshëm.Së fundmi, për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, Prokuroria ka kërkuar edhe gjashtë vjet burgim për akuzat që lidhen me pengimin e drejtësisë. Edhe ndaj kësaj akuze, mbrojtja e Thaçit ka argumentuar se nuk qëndron.Gjatë procesit gjyqësor, përballë pretendimeve të Prokurorisë, mbrojtja solli disa prej emrave më të njohur ndërkombëtarë, të cilët kishin qenë të përfshirë drejtpërdrejt në zhvillimet e viteve 1998–1999 gjatë luftës në Kosovë.Një prej dëshmive që mori vëmendjen më të madhe ishte ajo e gjeneralit amerikan Wesley Clark. Ish-komandanti suprem i NATO-s, i cili udhëhoqi fushatën ajrore të Aleancës më 1999 kundër forcave jugosllave, dëshmoi për dy ditë në Hagë.Mesazhi i tij ishte i qartë: Hashim Thaçi nuk kishte përgjegjësi për aktet individuale të dhunës dhe hakmarrjes që kishin ndodhur në Kosovë.Clark shkoi edhe më tej në dëshminë e tij.Ai deklaroi se pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk ishin terroristë, por njerëz që po luftonin kundër një regjimi të padrejtë dhe për lirinë e vendit.Në fund të dëshmisë së tij, Clark tha se edhe pasi e kishte ndjekur këtë proces gjyqësor, vazhdonte t’i qëndronte bindjes se Hashim Thaçi nuk ishte përgjegjës për aktet individuale të dhunës në Kosovë.Pas tij dëshmoi James Rubin, ish-ndihmëssekretar amerikan i Shtetit dhe një prej zyrtarëve që kishte qenë drejtpërdrejt i përfshirë në diplomacinë amerikane gjatë luftës në Kosovë dhe në negociata
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.