Foto: TelegrafiIz objave izvora
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Lartë për të lënë në fuqi masën e arrestit në burg ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Rama e ka cilësuar situatën si të paprecedentë, duke shprehur shqetësimin për zgjatjen e qëndrimit të Veliajt në paraburgim dhe pasojat që, sipas tij, kjo po shkakton për kryeqytetin.Rama thekson se, pavarësisht se vendimet e gjykatave duhet të respektohen, ai e konsideron rastin e Veliajt të veçantë në raport me praktikat e demokracive evropiane.Sipas kryeministrit, Veliaj ndodhet ende në qeli pa u gjykuar, ndërsa Gjykata Kushtetuese e ka cilësuar atë si kryetar në detyrë dhe ka përcaktuar se nuk mund të shkarkohet nga posti. “Përsëri Tirana pa kokë dhe përsëri kryetari i zgjedhur, i pagëzuar rishtaz nga vetë Kushtetuesja si i vetmi në detyrë dhe i palëvizshëm nga detyra, nuk mund të lëvizë nga qelia ku mbahet pa gjyq!”, shkroi Rama.Ai shtoi se nuk komenton vendimet gjyqësore përpara se ato të marrin formë të prerë dhe se respekton parimin e respektimit të vendimeve të gjykatave.Megjithatë, Rama argumenton se ende nuk është bërë e qartë ekzistenca e një rrezikshmërie të tillë që, sipas tij, të justifikojë mbajtjen e gjatë në qeli të një zyrtari të zgjedhur nga qytetarët.Kryeministri paralajmëroi gjithashtu për pasojat që kjo situatë mund të ketë për Tiranën, duke pretenduar se kryeqyteti prej afro dy vitesh po funksionon në një situatë të pazakontë dhe se kostoja e këtij “eksperimenti juridik, social dhe ekonomik” po rëndon mbi rreth një milion banorë. /Telegrafi/
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.