Skip to comments
Događaj u razvoju
Shba

SHBA-ja u heq miliona dollarë ndihmë ushtarake Evropës e Lindjes së Mesme, preket edhe një vend i Ballkanit Perëndimor

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump po riorganizon dhjetëra miliona dollarë nga fondet e ndihmës ushtarake amerikane për disa vende evropiane dhe të Lindjes së Mesme, duke i orientuar ato drejt vendeve të Amerikës Qendrore dhe Jugore.Departamenti i Shtetit njoftoi Kongresin se do të rialokojë 52 milionë dollarë nga fondet për financimin e ushtrive të huaja. Këto mjete ishin planifikuar fillimisht për Sllovakinë, Maqedoninë e Veriut, Tunizinë dhe Irakun, por tani do t’u transferohen Panamasë, Perusë, Ekuadorit dhe Kolumbisë, raportoi AP.Vendimi vjen pasi sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, vizitoi javën e kaluar Kolumbinë, Ekuadorin dhe Perunë, ku premtoi mbështetje të mëtejshme amerikane për këto vende.Rialokimi është pjesë e një rishikimi më të gjerë të politikës së sigurisë së administratës Trump. Uashingtoni ka reduktuar ose zhvendosur disa fonde dhe trupa në Evropë, ndërsa Trump ka kritikuar vazhdimisht aleatët e NATO-s për shpenzimet e pamjaftueshme në mbrojtje.Maqedonia e Veriut dhe Sllovakia, të dyja anëtare të NATO-s, janë mes vendeve që preken nga ky riorganizim i fondeve. Megjithatë, vendimi nuk nënkupton ndërprerjen e plotë të financimit ushtarak amerikan për Sllovakinë, Maqedoninë e Veriut, Tunizinë apo Irakun.Shuma e saktë e fondeve që do të mbeten për këto katër vende pas rialokimit nuk është bërë ende e ditur. Ndryshimi sinjalizon megjithatë një orientim të ri të administratës Trump drejt forcimit të bashkëpunimit të sigurisë me vendet e Amerikës Latine. /Telegrafi/

Objavljeno · 2 min čitanja

Slika uz članak: SHBA-ja u heq miliona dollarë ndihmë ushtarake Evropës e Lindjes së Mesme, preket edhe një vend i Ballkanit PerëndimorFoto: Telegrafi

Iz objave izvora

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump po riorganizon dhjetëra miliona dollarë nga fondet e ndihmës ushtarake amerikane për disa vende evropiane dhe të Lindjes së Mesme, duke i orientuar ato drejt vendeve të Amerikës Qendrore dhe Jugore.Departamenti i Shtetit njoftoi Kongresin se do të rialokojë 52 milionë dollarë nga fondet për financimin e ushtrive të huaja. Këto mjete ishin planifikuar fillimisht për Sllovakinë, Maqedoninë e Veriut, Tunizinë dhe Irakun, por tani do t’u transferohen Panamasë, Perusë, Ekuadorit dhe Kolumbisë, raportoi AP.Vendimi vjen pasi sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, vizitoi javën e kaluar Kolumbinë, Ekuadorin dhe Perunë, ku premtoi mbështetje të mëtejshme amerikane për këto vende.Rialokimi është pjesë e një rishikimi më të gjerë të politikës së sigurisë së administratës Trump. Uashingtoni ka reduktuar ose zhvendosur disa fonde dhe trupa në Evropë, ndërsa Trump ka kritikuar vazhdimisht aleatët e NATO-s për shpenzimet e pamjaftueshme në mbrojtje.Maqedonia e Veriut dhe Sllovakia, të dyja anëtare të NATO-s, janë mes vendeve që preken nga ky riorganizim i fondeve. Megjithatë, vendimi nuk nënkupton ndërprerjen e plotë të financimit ushtarak amerikan për Sllovakinë, Maqedoninë e Veriut, Tunizinë apo Irakun.Shuma e saktë e fondeve që do të mbeten për këto katër vende pas rialokimit nuk është bërë ende e ditur. Ndryshimi sinjalizon megjithatë një orientim të ri të administratës Trump drejt forcimit të bashkëpunimit të sigurisë me vendet e Amerikës Latine. /Telegrafi/

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...