Skip to comments
Događaj u razvoju
Lajme

Një ditë para verdiktit të Hagës, Ulutas i raporton Komandës në Napoli – aleatët riafirmojne zotimin për paqe në Kosovë

Këshilli i Atlantikut të Veriut i NATO-s është mbledhur të martën, më 15 shtator, në formatin KFOR, së bashku me vendet partnere që kontribuojnë me trupa, për të diskutuar me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin turk Özkan Ulutaş. Në raportimin e tij të fundit para Këshillit, të cilin e zhvilloi përmes video-lidhjes, Ulutaş paraqiti një përditësim mbi përpjekjet e vazhdueshme të KFOR-it për të ndihmuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, si dhe për garantimin e lirisë së lëvizjes. Kjo vjen një ditë para verdiktit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së. Gjatë takimit u diskutua edhe procesi i optimizimit të pranisë dhe strukturës së KFOR-it, i cili vjen pas përmirësimit të vazhdueshëm të situatës së sigurisë në Kosovë. Sipas NATO-s, ky proces synon të sigurojë që misioni të mbetet i përshtatshëm për përmbushjen e mandatit të tij. Ai është i bazuar në kushtet në terren, po zbatohet gradualisht dhe është plotësisht i kthyeshëm në rast se zhvillimet e sigurisë e bëjnë të nevojshme. “KFOR-i do të mbetet i pajisur, i trajnuar dhe i organizuar në mënyrë të përshtatshme për të zbatuar mandatin e tij afatgjatë të OKB-së dhe do të ruajë kapacitetet, gatishmërinë dhe fleksibilitetin e nevojshëm për t’iu përgjigjur një sërë skenarësh të sigurisë”, thuhet në njoftimin e NATO-s. Aleanca ka ritheksuar gjithashtu rëndësinë strategjike të Ballkanit Perëndimor dhe angazhimin e saj për sigurinë afatgjatë në Kosovë dhe stabilitetin rajonal. /Gazeta Express

Objavljeno · ažurirano 19:18 · 2 min čitanja

Slika uz članak: Një ditë para verdiktit të Hagës, Ulutas i raporton Komandës në Napoli – aleatët riafirmojne zotimin për paqe në KosovëIzvor fotografije: telegrafi.com

Iz objave izvora

Këshilli i Atlantikut të Veriut i NATO-s është mbledhur të martën, më 15 shtator, në formatin KFOR, së bashku me vendet partnere që kontribuojnë me trupa, për të diskutuar me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin turk Özkan Ulutaş. Në raportimin e tij të fundit para Këshillit, të cilin e zhvilloi përmes video-lidhjes, Ulutaş paraqiti një përditësim mbi përpjekjet e vazhdueshme të KFOR-it për të ndihmuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, si dhe për garantimin e lirisë së lëvizjes. Kjo vjen një ditë para verdiktit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së. Gjatë takimit u diskutua edhe procesi i optimizimit të pranisë dhe strukturës së KFOR-it, i cili vjen pas përmirësimit të vazhdueshëm të situatës së sigurisë në Kosovë. Sipas NATO-s, ky proces synon të sigurojë që misioni të mbetet i përshtatshëm për përmbushjen e mandatit të tij. Ai është i bazuar në kushtet në terren, po zbatohet gradualisht dhe është plotësisht i kthyeshëm në rast se zhvillimet e sigurisë e bëjnë të nevojshme. “KFOR-i do të mbetet i pajisur, i trajnuar dhe i organizuar në mënyrë të përshtatshme për të zbatuar mandatin e tij afatgjatë të OKB-së dhe do të ruajë kapacitetet, gatishmërinë dhe fleksibilitetin e nevojshëm për t’iu përgjigjur një sërë skenarësh të sigurisë”, thuhet në njoftimin e NATO-s. Aleanca ka ritheksuar gjithashtu rëndësinë strategjike të Ballkanit Perëndimor dhe angazhimin e saj për sigurinë afatgjatë në Kosovë dhe stabilitetin rajonal. /Gazeta Express

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Gazeta Express.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...