Skip to comments
Događaj u razvoju
Daniel lawton

Lawton: Integriteti i Kosovës mbetet interes i SHBA-së, Prishtina dhe Beogradi të shmangin provokimet

Zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit për çështje evropiane, Daniel Lawton, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj integritetit territorial dhe interesave të Kosovës, derisa ka theksuar se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është jetik për Ballkanin Perëndimor.Gjatë adresimit të tij para Nënkomisionit për Evropën të Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Lawton tha se stabiliteti në Ballkanin Perëndimor mbetet një prej prioriteteve të politikës amerikane në rajon.“SHBA-të kërkojnë një Ballkan Perëndimor me paqe dhe me prosperitet. Ne po ndjekim marrëdhëniet pozitive me aktorët në rajon për të ruajtur stabilitetin, për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik dhe për të kundërshtuar dhe luftuar kërcënimet për SHBA-të”, tha ai.Lawton tha se SHBA-të mbeten të zotuara në sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe të Kosovës.“SHBA mbetet e përkushtuar për integritetin territorial dhe interesat e Kosovës. SHBA mbështet njohjen ndërkombëtare të Kosovës, duke përfshirë edhe katër vendet që janë anëtare të NATO-s që ende nuk e kanë njohur Kosovën. Fatkeqësisht kjo agjendë është dëmtuar nga zgjedhjet e përsëritura dhe formimi i institucioneve, kështu që ne i bëjmë thirrje liderëve kosovarë që ta përfundojnë këtë proces në pajtim me vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Dhe KFOR-i mbetet aty për të ruajtur mjedisin e sigurt në Kosovë, të mbështetur nga kontributet e SHBA-ve”, tha Lawton.Duke folur për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, zyrtari amerikan tha se ruajtja e paqes ndërmjet dy vendeve është thelbësore për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.Ai tha se progresi i konsiderueshëm i arritur nga marrëveshja e vitit 2020 me presidentit Trump ndërmjet Kosovës e Serbisë ka stagnuar për shkak të mungesës së vullnetit politik nga të dyja palët në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.“Normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë është jetik për stabilitetin

Objavljeno · 2 min čitanja

Slika uz članak: Lawton: Integriteti i Kosovës mbetet interes i SHBA-së, Prishtina dhe Beogradi të shmangin provokimetFoto: Telegrafi

Iz objave izvora

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...