Foto: TelegrafiIz objave izvora
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk planifikojnë t’i vazhdojnë bisedimet me njëra-tjetrën gjatë ditëve në vijim rreth çështjes së presidentit të ri të Kosovës, pas tërheqjes së Bekim Sejdiut nga kandidatura për postin e të parit të shtetit.Nga LDK-ja, parti opozitare me 18 vende në Kuvendin e Kosovës, nuk e konsiderojnë të udhës të takohen për këtë çështje me përfaqësuesit e partisë në pushtet, LVV, para se Gjykata Kushtetuese e Kosovës të nxjerrë një vendim rreth asaj nëse konstituimi i legjislaturës së 11-të ndodhi në përputhje me Kushtetutën.“Nuk ka takime, pa vendim të Gjykatës Kushtetuese”, tha shkurt nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri për Radion Evropa e Lirë, më 15 shtator.Pezullimin e bisedimeve për presidentin e konfirmuan edhe burime të REL-it brenda LVV-së, sipas të cilave nuk është planifikuar ndonjë takim për këtë javë me përfaqësuesit e LDK-së.Më 14 shtator, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), subjekti më i madh opozitar, e dërgoi për shqyrtim në Kushtetuese procesin e konstituimit të Kuvendit, duke i kërkuar Gjykatës edhe masë të përkohshme.Nga PDK-ja thanë se u ankuan të hënën për mënyrën e zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, duke argumentuar se pushteti shkeli Kushtetutën me shpërfilljen e afateve kushtetuese për procesin e konstituimit të organit ligjvënës.Sipas tyre, LVV-ja e shkeli afatin kushtetues prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit, dhe procedurën për thirrjen e seancës çdo 48 orë deri në konstituimin e tij.Gjykata Kushtetuese i tha Radios Evropa e Lirë të martën se kërkesa e PDK-së rreth konstituimit të Kuvendit është bashkuar me kërkesën tjetër të kësaj partie për formimin e Qeverisë."Kërkesat e bashkuara janë duke u proceduar", thuhet në përgjigjen e Kushtetueses.Një marrëveshje e arritur më 31 gusht midis LVV-së dhe LDK-së për nominimin e Bekim Sejdiut për president mori fund më 14 shtator, pasi vetë Sejdiu u tërhoq nga gara për kreun e shtetit, në mungesë të votave për t’u zgjedhu
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.