Foto: TelegrafiIz objave izvora
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka deklaruar se kanë mbetur edhe rreth 18 orë deri në shpalljen e një prej aktgjykimeve më të rëndësishme për Kosovën dhe qytetarët e saj.Në një konferencë për media, Gruda tha se PDK-ja gjatë gjithë këtyre viteve ka besuar se do të ketë drejtësi dhe se pret që vendimi të bazohet në prova dhe standarde të barabarta.“Kanë mbetur edhe rreth 18 orë deri në shpalljen e njërit prej aktgjykimeve më të rëndësishme për Kosovën dhe qytetarët tanë. Si PDK, gjatë gjithë këtyre viteve kemi besuar se do të ketë drejtësi dhe nesër Kosova pret drejtësi”, tha Gruda.Ai u shpreh se vendimi duhet të jetë i bazuar në prova dhe në të vërtetën.“Presim një vendim të bazuar në prova, me standarde të barabarta dhe me të vërtetën. Presim një vendim që sjell drejtësi, qetësi dhe që respekton realitetin historik që ne si popull e kemi jetuar”, deklaroi ai.Gruda theksoi se historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet, duke kujtuar dhunën dhe krimet e kryera gjatë luftës.“Për dekada kemi përjetuar dhunën, dëbimet, vrasjet dhe krimet e kryera ndaj popullit tonë. Historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet, dihet kush ishte agresori e kush ishte viktima”, tha deputeti i PDK-së.Ai shprehu shpresën se aktgjykimi do të sjellë festë dhe se, sipas tij, çlirimtarët do të kthehen në atdhe.“Nesër presim të ketë festë, që drejtësia të triumfojë dhe çlirimtarët të kthehen në atdheun e tyre”, u shpreh Gruda.Deputeti i PDK-së deklaroi se partia e tij beson në pafajësinë e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.“Besojmë fuqishëm në pafajësinë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit”, tha Gruda.Megjithatë, ai paralajmëroi se PDK-ja do të reagojë nëse, sipas tij, përballet me një vendim të padrejtë.“Nëse përballemi me padrejtësi, nuk do të heshtim dhe nuk do të dorëzohemi para saj. Do ta kundërshtojmë me vendosmëri, me argumente, me të gjitha mjetet juridike dhe demokratike që
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.