Skip to comments
Događaj u razvoju
Maqedoni

SHBA merr vendim: Këto janë masat e prera për shtetet e Ballkanit, kritika të forta për Kosovën

Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpalosur sot një kthesë të rëndësishme strategjike në politikën e tij të jashtme ndaj Ballkanit Perëndimor, duke deklaruar zyrtarisht se epoka e ndërtimit të shteteve përmes ndërhyrjeve të jashtme ka përfunduar. Në dëshminë e tij të shkruar përpara Nënkomitetit për Evropën në Kongresin Amerikan, Zëvendës-Ndihmës Sekretari i Shtetit, Daniel Lawton, bëri të qartë se Uashingtoni zyrtar nuk do të ofrojë më “mjete të pakufizuara për qëllime të paprcaktuara”. Ai u bëri thirrje liderëve ballkanikë që të braktisin grindjet e vjetra dhe të gjejnë vetë zgjidhje pragmatike për problemet e tyre. Sipas dokumentit të siguruar, politika e re e SHBA-së në rajon do të mbështetet në tri shtylla kryesore, ruajtja e stabilitetit, zgjerimi i interesave ekonomike amerikane dhe luftimi i krimit të organizuar transnacional që kërcënon drejtpërdrejt sigurinë e SHBA-së. Mesazhet e prera për rajonin Kosovë: Kritika për vonesat institucionale dhe thirrje për mbrojtjen e serbëve Uashingtoni rikonfirmoi mbështetjen e fuqishme për pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës, por shprehu shqetësim të hapur për ngadalësimin e proceseve të brendshme. Lawton vuri në dukje se agjenda e përbashkët është penguar nga zgjedhjet e përsëritura, qeveritë e zgjatura në detyrë dhe vonesat në krijimin e institucioneve. Më tej, në deklaratë ngrihen shqetësime për “shqyrtim të tepruar ligjor dhe policor ndaj popullatës serbe në Kosovë”, duke kërkuar që të gjithë qytetarët të gëzojnë të drejta të barabarta për të ruajtur stabilitetin. Ndërkohë, prania e KFOR-it mbetet jetike dhe do të vazhdojë të mbështetet nga trupat amerikane. Shqipëri: Partneritet ushtarak dhe goditje e kartelave të drogës Shqipëria cilësohet si një aleat i ngushtë i NATO-s me të cilin SHBA po punon ngushtë për çmontimin e organizatave kriminale që bashkëpunojnë me kartelet e Hemisferës Perëndimore. Përmes një kredie të sapofinalizuar për Financimin e Ushtrisë së Jashtme (FMF), SHBA do të ndihmojë Shqi

Objavljeno · 2 min čitanja

Slika uz članak: SHBA merr vendim: Këto janë masat e prera për shtetet e Ballkanit, kritika të forta për KosovënIzvor fotografije: telegrafi.com

Iz objave izvora

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Gazeta Express.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...