Skip to comments
Događaj u razvoju
Franca

Franca thirrje shtetasve të saj në Kosovë për 16 shtator: Shmangni daljet në qytet, qëndroni larg protestave

Ministria e Punëve të Jashtme e Francës u ka rekomanduar shtetasve francezë në Kosovë që të tregojnë vigjilencë më 16 shtator, pasi sipas tyre, janë planifikuar tubime të mëdha.Ministria e Punëve të Jashtme e Francës në një njoftim për media po ashtu u ka rekomanduar shtetasve të saj që t’i shmangin lëvizjet. “Më 16 shtator, duke filluar nga ora 10:00, në të gjitha qytetet e vendit janë planifikuar tubime të mëdha me karakter politik.Shtetasve francezë u rekomandohet të qëndrojnë larg këtyre protestave dhe të shmangin çdo lëvizje jo të domosdoshme në qytete dhe në të gjithë vendin, deri në fund të ditës”, thuhet në njoftim. Ndryshe, një ditë më parë edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka lëshuar një njoftim për sigurinë, duke paralajmëruar qytetarët për protesta të mëdha që pritet të zhvillohen të mërkurën, më 16 shtator në qendër të Prishtinës dhe në qytete të tjera të mëdha të Kosovës.Sipas njoftimit të Ambasadës amerikane, disa organizata kanë planifikuar demonstrata të mëdha, të cilat mund të sjellin grumbullime të shumta të qytetarëve, mbyllje të rrugëve dhe pengesa serioze në qarkullimin rrugor. /Telegrafi/

Objavljeno · ažurirano 13:35 · 1 min čitanja

Slika uz članak: Franca thirrje shtetasve të saj në Kosovë për 16 shtator: Shmangni daljet në qytet, qëndroni larg protestaveFoto: Telegrafi

Iz objave izvora

Ministria e Punëve të Jashtme e Francës u ka rekomanduar shtetasve francezë në Kosovë që të tregojnë vigjilencë më 16 shtator, pasi sipas tyre, janë planifikuar tubime të mëdha.Ministria e Punëve të Jashtme e Francës në një njoftim për media po ashtu u ka rekomanduar shtetasve të saj që t’i shmangin lëvizjet. “Më 16 shtator, duke filluar nga ora 10:00, në të gjitha qytetet e vendit janë planifikuar tubime të mëdha me karakter politik.Shtetasve francezë u rekomandohet të qëndrojnë larg këtyre protestave dhe të shmangin çdo lëvizje jo të domosdoshme në qytete dhe në të gjithë vendin, deri në fund të ditës”, thuhet në njoftim. Ndryshe, një ditë më parë edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka lëshuar një njoftim për sigurinë, duke paralajmëruar qytetarët për protesta të mëdha që pritet të zhvillohen të mërkurën, më 16 shtator në qendër të Prishtinës dhe në qytete të tjera të mëdha të Kosovës.Sipas njoftimit të Ambasadës amerikane, disa organizata kanë planifikuar demonstrata të mëdha, të cilat mund të sjellin grumbullime të shumta të qytetarëve, mbyllje të rrugëve dhe pengesa serioze në qarkullimin rrugor. /Telegrafi/

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...