Skip to comments
Događaj u razvoju
Lajme

Oda e Mjekëve reagon pas vdekjes së Flora Brovinës: Humbëm një mjeke dhe humaniste të rrallë

Oda e Mjekëve të Kosovës ka shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të Dr. Flora Brovinës, duke e vlerësuar si një mjeke, humaniste, poete dhe veprimtare të shquar për çështjen kombëtare. Në njoftimin e saj, Oda ka theksuar se Brovina ia kushtoi jetën mjekësisë dhe shërbimit ndaj popullit. Gjatë luftës në Kosovë, ajo vazhdoi të ofronte kujdes shëndetësor për gratë dhe fëmijët e prekur nga lufta. Për angazhimin e saj humanitar, më 20 prill 1999, Brovina u arrestua dhe u mbajt e burgosur në Serbi për rreth një vit e gjysmë. Oda e Mjekëve të Kosovës ka bërë të ditur se më 11 shtator 2026 kishte marrë vendim t’i ndante Brovinës dekoratën për merita të veçanta me titullin “Ali Sokoli”, në shenjë vlerësimi për kontributin e saj ndër vite në mjekësi dhe në shërbim të shoqërisë. “Me ndarjen e saj nga jeta, komuniteti mjekësor humbi një mjeke dhe humaniste të rrallë, ndërsa shoqëria jonë humbi një figurë që mishëroi guximin, përkushtimin dhe humanizmin”, thuhet në njoftim. Oda u ka shprehur ngushëllime familjes, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën Dr. Flora Brovinën.

Objavljeno · 1 min čitanja

Slika uz članak: Oda e Mjekëve reagon pas vdekjes së Flora Brovinës: Humbëm një mjeke dhe humaniste të rrallëIzvor fotografije: resources.koha.net

Iz objave izvora

Oda e Mjekëve të Kosovës ka shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të Dr. Flora Brovinës, duke e vlerësuar si një mjeke, humaniste, poete dhe veprimtare të shquar për çështjen kombëtare. Në njoftimin e saj, Oda ka theksuar se Brovina ia kushtoi jetën mjekësisë dhe shërbimit ndaj popullit. Gjatë luftës në Kosovë, ajo vazhdoi të ofronte kujdes shëndetësor për gratë dhe fëmijët e prekur nga lufta. Për angazhimin e saj humanitar, më 20 prill 1999, Brovina u arrestua dhe u mbajt e burgosur në Serbi për rreth një vit e gjysmë. Oda e Mjekëve të Kosovës ka bërë të ditur se më 11 shtator 2026 kishte marrë vendim t’i ndante Brovinës dekoratën për merita të veçanta me titullin “Ali Sokoli”, në shenjë vlerësimi për kontributin e saj ndër vite në mjekësi dhe në shërbim të shoqërisë. “Me ndarjen e saj nga jeta, komuniteti mjekësor humbi një mjeke dhe humaniste të rrallë, ndërsa shoqëria jonë humbi një figurë që mishëroi guximin, përkushtimin dhe humanizmin”, thuhet në njoftim. Oda u ka shprehur ngushëllime familjes, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën Dr. Flora Brovinën.

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Gazeta Express.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...