Izvor fotografije: telegrafi.comIz objave izvora
Transferimi i madh i Barcelonës gjatë verës, Rodri, ka zbuluar detaje nga interesimi intensiv i Real Madridit përpara se të vendoste të vazhdonte karrierën në Katalonjë. Mesfushori spanjoll ka treguar se Jose Mourinho e kishte kontaktuar personalisht, në përpjekje për ta bindur që të zgjidhte “Santiago Bernabeun” në vend të Barcelonës. Zgjedhje e vështirë mes dy gjigantëve spanjollë Transferimi i Rodrit te Barcelona konsiderohet një nga lëvizjet më të mëdha të viteve të fundit në La Liga. Pas një periudhe shumë të suksesshme nën drejtimin e Pep Guardiolës te Manchester City, 30-vjeçari u gjend në qendër të një gare të fortë mes dy klubeve më të mëdha të Spanjës. Real Madridi kishte shfaqur interes serioz, ndërsa Mourinho kishte vendosur të ndërhynte personalisht duke i shpjeguar mesfushorit rolin që kishte parashikuar për të në skuadër. Rodri pranoi se ishte disi i befasuar që detajet e komunikimit mes tyre kishin dalë në publik, por foli me shumë respekt për trajnerin portugez. Rodri: E telefonova Mourinhon pasi mora vendimin Edhe pse e vlerësoi interesimin e Real Madridit, Rodri kishte vendosur që projekti sportiv i Barcelonës ishte alternativa më e përshtatshme për të. Megjithatë, për shkak të respektit që kishte për Mourinhon dhe statusin e tij në futboll, spanjolli vendosi ta kontaktonte personalisht pasi mori vendimin përfundimtar. “Nuk mendoj se është e drejtë të zbulohen detajet e një bisede private, por natyrisht ai më shprehu dëshirën që të shkoja atje dhe më shpjegoi se çfarë mund t’i sillja skuadrës”, deklaroi Rodri për “Mundo Deportivo”. “Komunikimi ishte shumë i mirë. Kur mora vendimin, e telefonova edhe unë për ta falënderuar për interesimin dhe mënyrën se si më trajtoi.” Rodri gjithashtu vlerësoi lart trajnerin portugez. “Mendoj se është një trajner fantastik. E ka dëshmuar këtë kudo ku ka punuar dhe ka pasur periudha shumë të suksesshme. Real Madridi do të jetë një rival shumë i fortë në këtë kampionat”, shtoi ai. Nuk u ndikua nga zhurma rreth trans
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Gazeta Express.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.