Foto: TelegrafiIz objave izvora
Kongresmeni amerikan Keith Self ka shprehur shqetësim lidhur me mundësinë që, sipas tij, konsideratat politike të ndikojnë në vendimet e institucioneve të drejtësisë në Hagë.Reagimi i tij vjen në prag të shpalljes së vendimit në rastin ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe tre ish-krerëve të tjerë të UÇK-së.Përmes një postimi në platformën X, Self ka thënë se në rastet që lidhen me Hagën është shfaqur një shqetësim i përsëritur për ndikimin e pretenduar të paragjykimeve politike në proceset vendimmarrëse.“Një temë e vazhdueshme që po del nga Haga duket se është lejimi i paragjykimeve politike për të ndikuar në vendimet e tyre”, ka shkruar Self. 1 ditë para shpalljes së vendimit për krerët e UÇK-së - Telegrafi me raportim nga Haga Ai ka shprehur shpresën që një ndikim i tillë të mos jetë i pranishëm në vendimin që pritet të shpallet këtë javë ndaj Thaçit dhe tre ish-krerëve të tjerë të UÇK-së.“Shpresoj që një paragjykim i tillë të mos shfaqet këtë javë kur të jepet një vendim në gjyqin e Hashim Thaçit dhe tre civilëve shqiptarë që luftuan për pavarësi nga vitet e shtypjes serbe”, ka deklaruar kongresmeni amerikan.Self e ka lidhur çështjen edhe me situatën politike dhe të sigurisë në Ballkan, duke paralajmëruar për rrezikun që tensionet dhe përçarjet të ndikojnë në stabilitetin e rajonit.“Ballkani është një kuti baruti në një rajon ku regjimet shtypëse nuk do të donin asgjë më shumë sesa të nxisin flakët e përçarjes sesa të punojnë drejt pajtimit”, ka shkruar ai.Reagimi i kongresmenit amerikan vjen në një periudhë kur vëmendja është përqendruar te Gjykata Speciale në Hagë dhe vendimi në rastin ndaj Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. /Telegrafi/ A consistent theme emerging from The Hague seems to be allowing political bias to influence their decisions. It is my hope that such bias will not be on display this week when a decision is handed down in the trial of Hashim Thaci, and three Albanian civilians who fought for… — Keith Self (@
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.