Skip to comments
Događaj u razvoju
Përparim gruda

Takimi i Rrustem Mustafës me Kurtin dhe propozimi i ndonjë emri për president nga PDK - flet deputeti Përparim Gruda

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda ka folur sot edhe lidhur me çështjen e zgjidhjes së presidentit të Kosovës dhe takimet e deputetit të PDK-së, Rrustem Mustafa me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.Gruda u deklarua edhe lidhur me tërheqjen e kandidaturës për president nga kandidati, Bekim Sejdiu. “Ajo kandidaturë nuk ka dal si proces i negocimit ku PDK ka qenë palë, kështu që nuk kom shumë për me thanë përveç se ne kemi qenë të bindur nga fillimi se Kurti nuk e ka pas ndërmend të zgjedh president Sejdiun por vetëm të krijoj momentum të ri politik për një lojë të radhës politike”, tha ai. Gruda tutje ka folur edhe për takimin e deputetit të PDK-së, Rrustem Mustafa me Kurtin. “Zotëri Mustafa e ka një qëndrim personal që ju e dini. PDK nuk ka më dialog me Lëvizjen Vetëvendosje. Qëndrimet e PDK-së dihen janë të qarta, janë thënë nga kryetari i PDK-së dhe kryesia e partisë. Gruda u pyet edhe nëse PDK do të propozojë emrin për president në rast se LVV fton për një gjë të tillë.“Është mbyll ai proces.. dihet se është mbyll”, tha ai. Gruda më tej theksoi se me LVV nuk kanë arritur marrëveshje.“Ne kemi shkuar në dialog për presidentin edhe para zgjedhjeve të qershorit, edhe pas zgjedhjeve dhe nuk kemi arritur marrëveshje... Kurti i donte të gjitha pushtetet, e ne nuk mund t’ia lëmë të gjitha pushtetet një njeriu prandaj s’kemi pse vazhdojmë një dialog që është i dizajnuar për me dështu”, tha ai. /Telegrafi/

Objavljeno · ažurirano 10:49 · 2 min čitanja

Slika uz članak: Takimi i Rrustem Mustafës me Kurtin dhe propozimi i ndonjë emri për president nga PDK - flet deputeti Përparim GrudaFoto: Telegrafi

Iz objave izvora

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda ka folur sot edhe lidhur me çështjen e zgjidhjes së presidentit të Kosovës dhe takimet e deputetit të PDK-së, Rrustem Mustafa me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.Gruda u deklarua edhe lidhur me tërheqjen e kandidaturës për president nga kandidati, Bekim Sejdiu. “Ajo kandidaturë nuk ka dal si proces i negocimit ku PDK ka qenë palë, kështu që nuk kom shumë për me thanë përveç se ne kemi qenë të bindur nga fillimi se Kurti nuk e ka pas ndërmend të zgjedh president Sejdiun por vetëm të krijoj momentum të ri politik për një lojë të radhës politike”, tha ai. Gruda tutje ka folur edhe për takimin e deputetit të PDK-së, Rrustem Mustafa me Kurtin. “Zotëri Mustafa e ka një qëndrim personal që ju e dini. PDK nuk ka më dialog me Lëvizjen Vetëvendosje. Qëndrimet e PDK-së dihen janë të qarta, janë thënë nga kryetari i PDK-së dhe kryesia e partisë. Gruda u pyet edhe nëse PDK do të propozojë emrin për president në rast se LVV fton për një gjë të tillë.“Është mbyll ai proces.. dihet se është mbyll”, tha ai. Gruda më tej theksoi se me LVV nuk kanë arritur marrëveshje.“Ne kemi shkuar në dialog për presidentin edhe para zgjedhjeve të qershorit, edhe pas zgjedhjeve dhe nuk kemi arritur marrëveshje... Kurti i donte të gjitha pushtetet, e ne nuk mund t’ia lëmë të gjitha pushtetet një njeriu prandaj s’kemi pse vazhdojmë një dialog që është i dizajnuar për me dështu”, tha ai. /Telegrafi/

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...