Izvor fotografije: telegrafi.comIz objave izvora
Prishtinë, 15 shtator – Kur Kosova po hyn në 24 orët e fundit para vendimit në Hagë, Çlirim Haziri, djali i veprimtarit dhe dëshmorit të kombit Xhavit Haziri, u ka bërë thirrje qytetarëve që sonte të mblidhen në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë dhe ta presin së bashku mëngjesin e 16 shtatorit. Haziri ka bërë të ditur se sonte do ta kalojë natën në shesh, në pritje të verdiktit për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. “Si djali i Xhavit Hazirit, pritjen e njoh mirë. Jam rritur me të. Unë dhe familja ime presim edhe sot e kësaj dite”, ka shkruar ai. Ai ka thënë se dëshiron që kjo natë të mos kalohet secili veçmas, por bashkë, si qytetarë të bashkuar nga lufta e drejtë e UÇK-së. “Të rrimë bashkë sonte dhe ta zbardhim mëngjesin në shesh, në pritje të lirisë për çlirimtarët tanë”, ka shkruar Haziri. Sipas tij, vendimi i 16 shtatorit nuk lidhet vetëm me fatin e katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, por prek edhe historinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të vetë Kosovës. Haziri i ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen nga ora 21:00, në sheshin “Skënderbeu”, duke kërkuar që pritja të jetë paqësore, qytetare dhe e mbushur me shpresë. “Ndonjëri me një batanije, tjetri me një kitarë, një tjetër me një çaj të nxehtë — por të gjithë me zemër dhe me shpresë për drejtësi. Sonte, mjafton të jemi aty. Të presim bashkë”, ka shkruar ai. Mesazhin e tij, Haziri e ka përmbyllur me fjalët: “Sepse, UÇK-ja ishte e popullit dhe populli është i UÇK-së.” 15 shtator | 21:00 | Sheshi “Skënderbeu” | Prishtinë Link:
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Gazeta Express.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.