Iz objave izvora
Astronomët kanë zbuluar një ekzoplanet jashtëzakonisht të pazakontë, GJ 523b, me një masë rreth 23,5 herë më të madhe se Toka, por që, ndryshe nga sa parashikojnë modelet e formimit planetar, duket se ka mbetur kryesisht shkëmbor dhe nuk është shndërruar në një gjigant të pasur me gaz, sipas BBC. Planeti është rreth 2,55 herë më i gjerë se Toka dhe dendësia e tij e lartë sugjeron se përmban relativisht pak atmosferë. Ai u identifikua fillimisht nga sateliti i NASA-s TESS, i cili zbulon ekzoplanete duke regjistruar ndryshimet e vogla në shkëlqimin e yjeve kur një planet kalon përpara tyre. Matjet pasuese u kryen nga studiues të Universitetet të Uinskansin në Medison, duke përdorur teleskopin WIYN 3,5-metërsh në Observatorin Kombëtar Kitt Peak në Arizona. Vëzhgimet treguan se GJ 523b ka një dendësi rreth 126, 82 gramë për inç kub dhe përfundon një orbitë rreth yllit të tij çdo 17,75 ditë. Sistemi planetar vlerësohet të jetë rreth 170 milionë vjeç. Një planet që nuk ndjek rregullat e pritshme GJ 523b ndodhet në një zonë të pazakontë mes planetëve shkëmborë dhe gjigantëve të gaztë. Në Sistemin Diellor, shkencëtarët mendojnë se Jupiteri dhe Saturni filluan të grumbullonin me shpejtësi sasi të mëdha hidrogjeni dhe heliumi pasi bërthamat e tyre arritën afërsisht 20 masa të Tokës. GJ 523b e ka kaluar këtë kufi, por nuk duket se ka zhvilluar një mbështjellës të trashë gazor. Kjo e bën atë një lloj “mega-Toke”, një term jozyrtar që përdoret për planetët shkëmborë jashtëzakonisht masivë. Një mundësi është që planeti të ketë lindur fillimisht me një atmosferë shumë më të trashë, por ta ketë humbur pjesën më të madhe të saj për shkak të rrezatimit dhe aktivitetit të yllit të ri. Një tjetër hipotezë është një përplasje gjigante mes dy planetëve, e cila mund të ketë krijuar një trup më të madh shkëmbor ndërsa pjesën më të madhe të gazit e ka dëbuar në hapësirë. Megjithatë, këto janë ende vetëm hipoteza. Studiuesit theksojnë se është e vështirë të nxirren përfundime të përgjithshme
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Gazeta Express.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.