Iz objave izvora
Megjithëse Kuvendi i Kosovës për më shumë se një muaj nuk zhvilloi punë parlamentare, gati gjysma e deputetëve angazhuan ndihmës personalë që në ditët e para pas betimit. Në këtë periudhë, Kuvendi ishte i bllokuar në procesin e konstituimit dhe nuk mbajti seanca pune për shqyrtimin e ligjeve apo çështjeve të tjera të agjendës parlamentare. Njohës të punës së Kuvendit e vlerësojnë si “të papërgjegjshëm dhe joetik” angazhimin e asistentëve në këtë periudhë. Kuvendi u shpall i konstituuar vetëm më 13 shtator – madje, me një nënkryetar mangët, pasi Partia Demokratike e Kosovës (PDK) tërhoqi kandidaten e saj dhe nuk mori pjesë në vazhdimin e seancës inauguruese. Më vonë, të njëjtën ditë, 62 deputetë zgjodhën Qeverinë e re të Kosovës, të katërtën e udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV). Nga gjithsej 120 deputetë sa ka Kuvendi, 52 prej tyre, deri më 11 shtator, kishin ushtruar të drejtën për të angazhuar asistentë. Madje, sipas të dhënave të siguruara nga organi legjislativ, 12 deputetë u bënë me ndihmës më 7 gusht, një ditë pas betimit të tyre. Pjesa tjetër angazhuan asistentë ditëve të tjera të gushtit (32 deputetë) dhe gjatë shtatorit (8 ligjvënës). Sa do t’i kushtojnë buxhetit të Kosovës asistentët e deputetëve? Rroga e një zyrtari personal, sipas Kuvendit, është 972.4 euro bruto, pa përfshirë shtesën për përvojën e punës. Kësisoj, për një muaj, 52 asistentët do t’i kushtojnë buxhetit mbi 50 mijë e 500 euro. Rregullorja e punës së Kuvendit përcakton se stafi politik i ofron mbështetje profesionale dhe teknike deputetit, në ushtrim të funksionit të tij. Kurse, me aktin e veçantë të miratuar nga Kryesia e Kuvendit, janë të rregulluar aspekte të tjera të angazhimit të kësaj kategorie të zyrtarëve politikë. Sipas rregullores për Shtesa mbi Pagën Bazë për Deputetët dhe asaj për Klasifikimin e Pagës për Stafin Mbështetës Politik të Kuvendit, kontrata e zyrtarëve të deputetëve është e lidhur me mandatin e punëdhënësit politik. Kush angazhoi asistentë? Një di
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Gazeta Express.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.