Foto: TelegrafiIz objave izvora
Një goditje për Shtëpinë e Bardhë: Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka refuzuar përkohësisht planin e presidentit Donald Trump për vendosjen e kufizimeve të reja mbi votimin me postë, përpara zgjedhjeve të nëntorit.Gjykatësit mbështetën vendimin e një gjyqtari federal, i cili kishte bllokuar përkohësisht Shërbimin Postar të SHBA-së (USPS) që të zbatonte kërkesat e reja për fletëvotimet e dërguara me postë.Megjithatë, vendimi nuk pritet të jetë përfundimtar. Gjykatësi konservator Brett Kavanaugh votoi në favor të vendimit, por la të hapur mundësinë që në një fazë të mëvonshme të mbështesë administratën Trump, ndërsa beteja ligjore vazhdon.Trump kishte argumentuar se rregullat e reja synonin të luftonin mashtrimet zgjedhore. Në mars, ai nënshkroi një urdhër ekzekutiv që udhëzonte USPS-in të dërgonte fletëvotime vetëm te votuesit që figurojnë në lista të qytetarëve.Por kundërshtarët ligjorë argumentuan se masa cenon të drejtat kushtetuese të shteteve për të administruar zgjedhjet, transmeton Telegrafi.Në opinionin e tij, Kavanaugh shkroi se ekziston “të paktën një mundësi e arsyeshme” që rregullat përfundimtare të jenë brenda autoritetit ligjor të Shërbimit Postar.Megjithatë, ai argumentoi se zbatimi i tyre në zgjedhjet e vitit 2026 do të ishte “arbitrar dhe kapriçioz”, duke lënë kështu të hapur një ndryshim të mundshëm të qëndrimit në fazat e ardhshme të procesit gjyqësor.Dy gjyqtarë të tjerë konservatorë, Samuel Alito dhe Clarence Thomas, kundërshtuan vendimin. Ata e cilësuan padinë kundër urdhrit të Trumpit si një përpjekje të dëshpëruar, që sipas tyre ka pak gjasa të ketë sukses përfundimisht.“Shërbimi Postar ka autoritet të gjerë për të rregulluar postën”, shkruan ata.Shtëpia e Bardhë nuk ka komentuar menjëherë vendimin. Rreth 30 për qind e votuesve amerikanë, kryesisht demokratë, votuan me postë në zgjedhjet e përgjithshme të zhvilluara dy vjet më parë.Që prej rikthimit në Shtëpinë e Bardhë, Trump ka kërkuar të kufizojë votimin me postë. Edhe pse vetë ka v
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.