Izvor fotografije: resources.koha.netIz objave izvora
Veprimtari shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari, ka shprehur zhgënjimin e tij për tërheqjen e Prof. Dr. Bekim Sejdiut nga kandidatura për President të Kosovës. Përmes një postimi në Facebook, Bajraktari e ka cilësuar këtë zhvillim si “lajm të keq për popullin e Kosovës”, duke kritikuar deputetët për dështimin për ta zgjidhur bllokadën politike. “Më ka mërzitur shumë tërheqja e Prof. Dr. Bekim Sejdiu nga kandidatura për President të Kosovës. Ky është lajm i keq për popullin e Kosovës, që po priste zgjidhje e jo lojëra politike”, ka shkruar Bajraktari. Ai ka thënë se Kosova e ka humbur mundësinë për të pasur një president profesional e të përgatitur, si dhe për të zgjidhur krizën politike dhe për të krijuar institucione funksionale. “Fatkeqësisht deputetët dështuan, nuk e kryen punën për çka i kanë marrë votat e popullit. Nuk e vendosën Kosovën të parën, por vazhduan me kalkulime politike”, ka deklaruar ai. Bajraktari ka theksuar se komuniteti shqiptaro-amerikan dhe miqtë e Kosovës në Washington prisnin që procesi të sillte zgjidhje për vendin. “Unë nuk e di se si do t’ia bëjnë politikanët tanë që ta nxjerrin vendin nga ky lëmsh ku e kanë futur. Është për të ardhur keq”, ka shkruar ai. Në fund, veprimtari shqiptaro-amerikan ka kritikuar klasën politike për dëmtimin e së ardhmes së Kosovës, duke theksuar se një qasje e tillë nuk e nderon sakrificën e popullit të Kosovës dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe miqve ndërkombëtarë. “Kështu po dëmtohet seriozisht e ardhmja e Kosovës”, ka përfunduar Bajraktari, duke e mbyllur postimin me urimin: “Zoti e bekoftë Kosovën dhe mbarë popullin shqiptar”.
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Gazeta Express.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.