Foto: TelegrafiIz objave izvora
Ish-deputeti dhe analisti Ilir Deda ka reaguar pas tërheqjes së Bekim Sejdiut nga kandidatura për president të Kosovës, duke thënë se vendi ka humbur një mundësi për të pasur një model tjetër të udhëheqjes së shtetit.Deda ka vlerësuar se Sejdiu përfaqësonte një qasje në të cilën shteti do të vendosej mbi interesat partiake dhe Kushtetuta mbi kalkulimet politike.“Me tërheqjen e Bekim Sejdiut, Kosova e humbi një mundësi për ta pasur në krye të shtetit një model tjetër të udhëheqjes – një njeri që e vendos shtetin para partisë, Kushtetutën mbi çdo interes ditor e kalkulim partiak, dhe përgjegjësinë publike mbi ambicien personale”, ka shkruar Deda. Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për president: Nuk ka mbështetje të mjaftueshme parlamentare Sipas tij, paradoksi qëndron në faktin se pikërisht mbrojtja e Kushtetutës i ka kushtuar politikisht kandidaturës së Sejdiut.“Paradoksalisht, mbrojtja e Kushtetutës kishte kosto politike për kandidaturën e Bekimit”, ka deklaruar ai.Deda ka thënë se Kosova me këtë rast ka humbur mundësinë për të treguar se di t'i vlerësojë njerëzit që nuk e vendosin veten në plan të parë.Në fund, ai ka ngritur pyetjen nëse pas kësaj situate ekziston një rrugëdalje përtej polarizimit, mosbesimit dhe urrejtjes politike që, sipas tij, janë përhapur në shoqëri.“Te kqyrim tash a ka rrugë përtej polarizimit, mosbesimit dhe urrejtjes të përhapur mes nesh”, ka shkruar Deda./Telegrafi/
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.