Foto: TelegrafiIz objave izvora
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ka përfunduar procesi i paraqitjes së deklaratave përmbyllëse në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, të akuzuar për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.Sikur mbrojtjet e Thaçit dhe Smakajt, ashtu edhe ato të Fazliut, Kuçit e Kilajt thanë se prokuroria nuk ka prova që inkriminojnë klientët e tyre në veprat penale që iu vihen në barrë, andaj kërkuan aktgjykim lirues.Avokati i Fazliut, David Young, këmbënguli se aktakuza ndaj klientit të tij mbështet vetëm në dy takime që ai i zhvilloi me Remzi Mustafën në fund të qershorit dhe fillim të korrikut, në lokalin "Route 66".“Në lidhje me këtë prokuroria nuk ka asnjë provë se çfarë ka ndodhur konkretisht. Prokuroria nuk e ka thirrur as zotin Remzi Mustafa që ka qenë një prej palëve në këtë takim. Nuk ka thirrur asnjë nga personeli i Route 66, asnjë klient nga lokali Route 66. Pra ne nuk e dimë cila ka qenë përmbajtja e takimeve.E vetmja provë që kemi në duar në gjykatë është lidhur me atë që mund të jetë diskutuar, ka të bëjë me zotin Fazliu vetë, kur i është shpjeguar zotit Thaçi se kishte bërë një takim apo që do të shkonte në një takim në Route 66. Kjo është arsyeja që s'kishin bërë ndonjë me këtë çështje”, tha Young.Ndërkohë, mbrojtja e Hajredin Kuçit theksoi se e gjithë akuza u mbështet rreth "tetë fjalëve të thjeshta" që i akuzuari ia ka drejtuar një miku të vjetër prej tre dekadash”“Tetë fjalë të barabarta, tetë fjalë të thjeshta drejtuar një shoku që kish... të një miku prej 30 vjetësh, nuk përmbajnë asnjë referencë lidhur me këtë çështje, një bisedë pas së cilës nuk ndodhi asgjë. Asnjë dëshmitar nuk u kontaktua, asnjë dëshmitar nuk u ndikua, asnjë provë nuk u tjetërsua, asnjë procedurë nuk u vonua, asnjë dëm nuk u shkaktua. Një burrë i moshës 55 vjeç pa të kaluar penale, i padënuar më parë, i cili e ka kaluar gjithë jetën e tij profesionalisht duke ndërtuar një lartësi ligjore”, tha avokati Alexander Ad
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.