Skip to comments
Događaj u razvoju
Vladimir putin

Zelensky skeptik ndaj Rusisë: Nuk besojmë se Moska do t’i përmbahet çdo marrëveshjeje

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka shprehur skepticizëm të fortë ndaj gatishmërisë së Rusisë për t’iu përmbajtur një marrëveshjeje, pasi presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Moska dhe Kievi kanë rënë dakord të ndalin sulmet ndaj objektivave energjetike.Në një reagim të publikuar në Telegram, Zelensky tha se Ukraina u ka propozuar partnerëve të saj që të sigurohet një marrëveshje me Rusinë për ndalimin e sulmeve ndaj infrastrukturës kritike.“Ushqimi, energjia dhe elementet e tjera të domosdoshme për jetën e përditshme duhet të mbrohen”, tha Zelensky, duke akuzuar Rusinë se kryesisht ka qenë ajo që ka goditur këto objekte.Sipas presidentit ukrainas, objektivat energjetike, infrastruktura portuale, qendrat logjistike, madje edhe magazinat me ushqime dhe produkte farmaceutike në Ukrainë janë sulmuar çdo ditë. Trump: Ukraina dhe Rusia bien dakord të ndalin sulmet ndaj objekteve energjetike Zelensky tha se Kievi është i gatshëm të respektojë një marrëveshje të tillë, nëse partnerët ndërkombëtarë mund të garantojnë se Rusia ka një “vullnet real” për ta zbatuar atë.“Ne jemi të gatshëm të bëjmë të njëjtën gjë nëse partnerët tanë janë të gatshëm të sigurojnë dëshirën reale të Rusisë për ta respektuar marrëveshjen”, tha ai, transmeton Telegrafi.Presidenti ukrainas theksoi se lufta duhet të përfundojë dhe se tani pret nga partnerët e Ukrainës të paraqesin detajet konkrete të marrëveshjes së propozuar.Deklaratat e Zelenskyt vijnë pasi Trump tha se Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord të ndalin sulmet ndaj objektivave energjetike, një hap që mund të shënojë një përpjekje të re për uljen e tensioneve dhe kufizimin e dëmtimit të infrastrukturës kritike. /Telegrafi/

Objavljeno · 2 min čitanja

Slika uz članak: Zelensky skeptik ndaj Rusisë: Nuk besojmë se Moska do t’i përmbahet çdo marrëveshjejeFoto: Telegrafi

Iz objave izvora

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...