Foto: TelegrafiIz objave izvora
Gërmimet arkeologjike që po zhvillohen në Bostan të Novobërdës kanë sjellë të dhëna të reja për një qendër të lashtë të lidhur me periudhën e Mbretërisë Dardane.Ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka njoftuar se hulumtimet e viteve të fundit kanë konfirmuar ekzistencën e një vendbanimi të fortifikuar në këtë lokalitet.Sipas saj, në Bostan janë identifikuar gjurmë të një muri rrethues, një kulle dhe një porte, ndërsa materialet e gjetura dëshmojnë për rëndësinë e këtij vendbanimi gjatë periudhës klasike dhe helenistike.“Të dhënat e deritanishme po e bëjnë Bostanin një nga lokalitetet e rëndësishme për të kuptuar më shumë mbi jetën, ekonominë dhe organizimin e vendbanimeve gjatë periudhës së Mbretërisë Dardane në Dardani”, ka shkruar Bogujevci.Ajo ka theksuar se zbulimet e reja po kontribuojnë në njohjen më të thellë të historisë së lashtë të Kosovës dhe të trashëgimisë arkeologjike të saj.
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.