Skip to comments
Događaj u razvoju
Lajme

SHBA mban seancë për Ballkanin Perëndimor, në fokus edhe Kosova dhe siguria rajonale

Nënkomiteti për Evropën i Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së do të mbajë të martën, më 15 shtator, një seancë dëgjimore me temë “Politika e SHBA-së dhe sfidat e sigurisë rajonale në Ballkanin Perëndimor”. Në seancë do të dëshmojë Daniel J. Lawton, zëvendësndihmës sekretar i Shtetit në Byronë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit amerikan të Shtetit. Sipas organizatës Albanians for America, seanca zhvillohet në një kohë kur Kongresi amerikan po tregon vëmendje të shtuar ndaj zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, përfshirë çështjet që prekin Kosovën dhe komunitetet shqiptare në rajon. “Seanca e nesërme përbën një tjetër mundësi të rëndësishme që zhvillimet që prekin shqiptarët dhe të ardhmen e Ballkanit Perëndimor të marrin vëmendje në Kongresin amerikan”, thuhet në njoftimin e organizatës. Albanians for America thekson se gjatë vitit të fundit ka punuar për forcimin e komunikimit me ligjvënësit amerikanë dhe për përfshirjen e çështjeve të Kosovës, të drejtave të shqiptarëve në rajon, sigurisë dhe integrimit euroatlantik në diskutimet e politikës amerikane. Në maj, kongresmenët Keith Self dhe Suhas Subramanyam vizituan Kosovën dhe Luginën e Preshevës, ku u takuan me përfaqësues politikë dhe të komuniteteve lokale. Në këtë kuadër, kongresmeni Self ka prezantuar edhe “Projektligji për vlerësimin e diskriminimit ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës” nismë që kërkon nga Qeveria amerikane të vlerësojë trajtimin e pakicave etnike në Serbi. Seanca do të mbahet nesër në orën 10:00 sipas kohës lindore amerikane (16:00 sipas kohës së Evropës Qendrore).

Objavljeno · 2 min čitanja

Slika uz članak: SHBA mban seancë për Ballkanin Perëndimor, në fokus edhe Kosova dhe siguria rajonaleIzvor fotografije: telegrafi.com

Iz objave izvora

Nënkomiteti për Evropën i Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së do të mbajë të martën, më 15 shtator, një seancë dëgjimore me temë “Politika e SHBA-së dhe sfidat e sigurisë rajonale në Ballkanin Perëndimor”. Në seancë do të dëshmojë Daniel J. Lawton, zëvendësndihmës sekretar i Shtetit në Byronë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit amerikan të Shtetit. Sipas organizatës Albanians for America, seanca zhvillohet në një kohë kur Kongresi amerikan po tregon vëmendje të shtuar ndaj zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, përfshirë çështjet që prekin Kosovën dhe komunitetet shqiptare në rajon. “Seanca e nesërme përbën një tjetër mundësi të rëndësishme që zhvillimet që prekin shqiptarët dhe të ardhmen e Ballkanit Perëndimor të marrin vëmendje në Kongresin amerikan”, thuhet në njoftimin e organizatës. Albanians for America thekson se gjatë vitit të fundit ka punuar për forcimin e komunikimit me ligjvënësit amerikanë dhe për përfshirjen e çështjeve të Kosovës, të drejtave të shqiptarëve në rajon, sigurisë dhe integrimit euroatlantik në diskutimet e politikës amerikane. Në maj, kongresmenët Keith Self dhe Suhas Subramanyam vizituan Kosovën dhe Luginën e Preshevës, ku u takuan me përfaqësues politikë dhe të komuniteteve lokale. Në këtë kuadër, kongresmeni Self ka prezantuar edhe “Projektligji për vlerësimin e diskriminimit ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës” nismë që kërkon nga Qeveria amerikane të vlerësojë trajtimin e pakicave etnike në Serbi. Seanca do të mbahet nesër në orën 10:00 sipas kohës lindore amerikane (16:00 sipas kohës së Evropës Qendrore).

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Gazeta Express.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...