Skip to comments
Događaj u razvoju
Futboll

Luciano Spalletti mbron taktikat e Juventusit, dëshira për fitore i kushton shtrenjtë në thrillerin me pesë gola ndaj Sassuolos

Edon Zhegrova realizoi dy gola të shkëlqyer, por paraqitja e tij nuk mjaftoi që Juventusi të shmangte humbjen dramatike 3-2 ndaj Sassuolos. Skuadra e Luciano Spallettit u rikthye dy herë në rezultat, por dëshira për ta fituar ndeshjen në fund i kushtoi shtrenjtë, pasi Vasilije Adzic, futbollist në pronësi të Juventusit dhe i huazuar te Sassuolo, shënoi golin vendimtar në sekondat e fundit. Spalletti mbron qasjen sulmuese Pas ndeshjes, Spalletti refuzoi t’i kritikonte futbollistët e tij dhe mbrojti vendimin për të kërkuar fitoren deri në fund. Sipas trajnerit italian, Juventusi humbi ekuilibrin pikërisht sepse tentoi ta përmbyste plotësisht rezultatin. “Dy golat që pësuam erdhën sepse humbëm ekuilibrin, por kjo ndodhi për shkak se kishim dëshirën ta përmbysnim një ndeshje që ishte komplikuar dhe që, sipas meje, meritonim ta fitonim”, deklaroi Spalletti. “Është e vërtetë që Juventusi nuk mund të lërë aq shumë hapësira, por këtë e bëmë sepse dëshironim ta fitonim ndeshjen dhe kishim mundësinë.” Ai shtoi se opsioni më i lehtë do të ishte ruajtja e ekuilibrit dhe pranimi i barazimit. “Të tentosh ta fitosh, siç bëmë ne, është rruga më e vështirë, por është një qasje që më pëlqen. Nuk arritëm ta përfundonim aksionin dhe humbëm një ndeshje shumë të dhimbshme, që na kushton shumë.” Gabimet në mbrojtje rezultuan fatale Spalletti pranoi se skuadra e tij kishte probleme serioze në fazën mbrojtëse. Në golin e parë të Sassuolos, të realizuar nga Sebastiano Esposito, kurthi i pozicionit jashtë loje nuk funksionoi siç duhej, ndërsa mbrojtja e Juventusit qëndroi shumë lart pa ushtruar presion të mjaftueshëm mbi topin. Në fund, Juventusi u ndëshkua edhe një herë pasi hodhi shumë lojtarë përpara në kërkim të golit të fitores. “Djemtë u përpoqën të bënin atë që kërkova. Në pushim nuk isha i kënaqur me mënyrën se si po luanim. Kishim shumë krosime në zonë, por pa qenë vendimtarë. Kishim goditje, por për mua nuk ishte e mjaftueshme”, tha Spalletti. “Në pjesën e dytë e ngritën nivelin dhe

Objavljeno · 2 min čitanja

Slika uz članak: Luciano Spalletti mbron taktikat e Juventusit, dëshira për fitore i kushton shtrenjtë në thrillerin me pesë gola ndaj SassuolosIzvor fotografije: resources.koha.net

Iz objave izvora

Edon Zhegrova realizoi dy gola të shkëlqyer, por paraqitja e tij nuk mjaftoi që Juventusi të shmangte humbjen dramatike 3-2 ndaj Sassuolos. Skuadra e Luciano Spallettit u rikthye dy herë në rezultat, por dëshira për ta fituar ndeshjen në fund i kushtoi shtrenjtë, pasi Vasilije Adzic, futbollist në pronësi të Juventusit dhe i huazuar te Sassuolo, shënoi golin vendimtar në sekondat e fundit. Spalletti mbron qasjen sulmuese Pas ndeshjes, Spalletti refuzoi t’i kritikonte futbollistët e tij dhe mbrojti vendimin për të kërkuar fitoren deri në fund. Sipas trajnerit italian, Juventusi humbi ekuilibrin pikërisht sepse tentoi ta përmbyste plotësisht rezultatin. “Dy golat që pësuam erdhën sepse humbëm ekuilibrin, por kjo ndodhi për shkak se kishim dëshirën ta përmbysnim një ndeshje që ishte komplikuar dhe që, sipas meje, meritonim ta fitonim”, deklaroi Spalletti. “Është e vërtetë që Juventusi nuk mund të lërë aq shumë hapësira, por këtë e bëmë sepse dëshironim ta fitonim ndeshjen dhe kishim mundësinë.” Ai shtoi se opsioni më i lehtë do të ishte ruajtja e ekuilibrit dhe pranimi i barazimit. “Të tentosh ta fitosh, siç bëmë ne, është rruga më e vështirë, por është një qasje që më pëlqen. Nuk arritëm ta përfundonim aksionin dhe humbëm një ndeshje shumë të dhimbshme, që na kushton shumë.” Gabimet në mbrojtje rezultuan fatale Spalletti pranoi se skuadra e tij kishte probleme serioze në fazën mbrojtëse. Në golin e parë të Sassuolos, të realizuar nga Sebastiano Esposito, kurthi i pozicionit jashtë loje nuk funksionoi siç duhej, ndërsa mbrojtja e Juventusit qëndroi shumë lart pa ushtruar presion të mjaftueshëm mbi topin. Në fund, Juventusi u ndëshkua edhe një herë pasi hodhi shumë lojtarë përpara në kërkim të golit të fitores. “Djemtë u përpoqën të bënin atë që kërkova. Në pushim nuk isha i kënaqur me mënyrën se si po luanim. Kishim shumë krosime në zonë, por pa qenë vendimtarë. Kishim goditje, por për mua nuk ishte e mjaftueshme”, tha Spalletti. “Në pjesën e dytë e ngritën nivelin dhe

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Gazeta Express.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...