Izvor fotografije: telegrafi.comIz objave izvora
Më 16 shtator pritet të merret vendimi përfundimtar në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara në Hagë. Pas 234 ditësh të procesit gjyqësor, gjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit Rexhep Selimi do të përmbyllet të mërkurën me shpalljen e aktgjykimit final. Katër ish-krerët e UÇK-së akuzohen nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ata janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës. Vendimin do ta marrë trupi gjykues i përbërë nga gjyqtari amerikan Charles Smith III, i cili është kryesues, gjyqtari gjerman Christoph Barthe, gjyqtari zviceran Guénaël Mettraux dhe gjyqtari irlandez Fergal Gaynor. Aktgjykimi do të përcaktojë nëse katër ish-krerët e UÇK-së do të shpallen fajtorë apo të pafajshëm për akuzat e ngritura ndaj tyre. Gjyqtari amerikan Charles Smith III (kryesues), Gjyqtari gjerman Christoph Barthe Gjyqtari zviceran Guénaël Mettraux Gjyqtari irlandes Fergal Gaynor
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Gazeta Express.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.