Skip to comments
Događaj u razvoju
Lajme

Ka nisur në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka filluar seanca ku do të paraqiten deklaratat përfundimtare në çështjen penale ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit. Të pesë të akuzuarit përballen me akuza për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Prokuroria e Specializuar ka kërkuar dënim me gjashtë vjet burgim për Thaçin, nga tre vjet për Smakajn, Kilajn dhe Fazliun, ndërsa për Kuçin ka kërkuar nëntë muaj burgim. Këto kërkesa janë kundërshtuar nga ekipet e Mbrojtjes, të cilat kanë kërkuar që Gjykatësi i Vetëm t’i shpallë të gjithë të akuzuarit të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës. Avokatja e Thaçit, Sophie Menegon, gjatë deklaratave përfundimtare ka argumentuar se nuk ka ekzistuar ndonjë grup që ka tentuar të pengojë drejtësinë. Sipas saj, provat e paraqitura nga Prokuroria për të mbështetur akuzat janë të pabazuara. Mbrojtja ka theksuar gjithashtu se veprimet për të cilat akuzohet Thaçi nuk kanë pasur ndikim në procesin gjyqësor, duke nënvizuar se ish-presidenti akuzohet për tentativë ndërhyrjeje dhe jo për kryerjen e veprës penale. Të gjitha ekipet e Mbrojtjes kanë përfunduar parashtrimet e tyre. Seanca pritet të vazhdojë sot nga ora 10:30, sipas kohës lokale në Kosovë, me përgjigjet dhe komentet e palëve. Pas përfundimit të deklaratave të palëve, Gjykatësi i Vetëm do të shqyrtojë argumentet dhe provat e paraqitura para se të merret vendimi për këtë çështje.

Objavljeno · 2 min čitanja

Slika uz članak: Ka nisur në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëveIzvor fotografije: telegrafi.com

Iz objave izvora

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka filluar seanca ku do të paraqiten deklaratat përfundimtare në çështjen penale ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit. Të pesë të akuzuarit përballen me akuza për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Prokuroria e Specializuar ka kërkuar dënim me gjashtë vjet burgim për Thaçin, nga tre vjet për Smakajn, Kilajn dhe Fazliun, ndërsa për Kuçin ka kërkuar nëntë muaj burgim. Këto kërkesa janë kundërshtuar nga ekipet e Mbrojtjes, të cilat kanë kërkuar që Gjykatësi i Vetëm t’i shpallë të gjithë të akuzuarit të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës. Avokatja e Thaçit, Sophie Menegon, gjatë deklaratave përfundimtare ka argumentuar se nuk ka ekzistuar ndonjë grup që ka tentuar të pengojë drejtësinë. Sipas saj, provat e paraqitura nga Prokuroria për të mbështetur akuzat janë të pabazuara. Mbrojtja ka theksuar gjithashtu se veprimet për të cilat akuzohet Thaçi nuk kanë pasur ndikim në procesin gjyqësor, duke nënvizuar se ish-presidenti akuzohet për tentativë ndërhyrjeje dhe jo për kryerjen e veprës penale. Të gjitha ekipet e Mbrojtjes kanë përfunduar parashtrimet e tyre. Seanca pritet të vazhdojë sot nga ora 10:30, sipas kohës lokale në Kosovë, me përgjigjet dhe komentet e palëve. Pas përfundimit të deklaratave të palëve, Gjykatësi i Vetëm do të shqyrtojë argumentet dhe provat e paraqitura para se të merret vendimi për këtë çështje.

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Gazeta Express.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...