Izvor fotografije: telegrafi.comIz objave izvora
48 orë deri te vendimi i madh ndaj katërshes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Dy ditë kanë mbetur deri te 16 shtatori, kur Gjykata Speciale do të shpall aktgjykimin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputetit Rexhep Selimi. Kosova po pret vetëm një verdikt, lirimin e tyre. Të shtunën u mbajt Marshi i lirisë në Prishtinë ku morën pjesë mijëra persona në mbështetje të krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë. Kujtojmë se Policia e Kosovës ka reaguar ndaj raportimeve se vendi po “blindohet” në prag të vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë më 16 shtator. Policia ka thënë se planifikimi dhe ndërmarrja e masave të sigurisë në raste kur priten aktivitete apo grumbullime të mëdha të qytetarëve janë pjesë e procedurave të rregullta policore. Sipas Policisë, këto masa kanë për qëllim menaxhimin e sigurt të tubimeve, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, menaxhimin e trafikut dhe garantimin e mbarëvajtjes së aktiviteteve. Policia ka theksuar se gjatë planifikimeve merret parasysh edhe mundësia që individë apo elemente të caktuara, përfshirë persona nga jashtë vendit, të tentojnë të shfrytëzojnë grumbullimet e mëdha për provokime apo incidente. “Masat parandaluese dhe standarde” aplikohen varësisht nga numri i pritshëm i pjesëmarrësve dhe vlerësimi i përgjithshëm i situatës, thuhet në njoftim. Policia u ka bërë thirrje qytetarëve dhe mediave që të mbështeten vetëm në informacionet zyrtare dhe të shmangin përhapjen e pretendimeve të pakonfirmuara, të cilat mund të shkaktojnë shqetësim të panevojshëm në opinion. Të dielën, Albin Kurti, para se të zgjedhej kryeministër foli për aktgjykimin e Gjykatës Speciale në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me çrast tha se të gjithë janë në ankth në pritje të vendimit të procesit gjyqësor. “Këto ditë të gjithë jemi në ankth në prag të vendimit të procesit gjyqësor ndaj drejtuesve të UÇK-së: Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe Kadri
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Gazeta Express.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.