Izvor fotografije: telegrafi.comIz objave izvora
Një statujë e aktivistit të krahut të djathtë, Charlie Kirk, është vandalizuar në selinë e organizatës Turning Point USA në Phoenix të Arizonës. Statuja 2.5 metra e lartë u gjet e mbuluar me bojë të kuqe sprej. Me bojë të kuqe u vandalizua edhe një poster përkujtimor i vendosur pranë saj. Turning Point USA tha se statuja do të restaurohet dhe posterët do të zëvendësohen, ndërsa organizata ka nisur të shqyrtojë pamjet e kamerave të sigurisë dhe po bashkëpunon me autoritetet për identifikimin e personit përgjegjës. Statuja ishte vendosur më 10 shtator, në përvjetorin e parë të vrasjes së Kirkut. Ai, një aleat i rëndësishëm i presidentit amerikan Donald Trump, u qëllua për vdekje gjatë një aktiviteti të Turning Point USA në Utah. Ndërkohë, një gjykatës në Utah ka vendosur së fundmi që personi i akuzuar për vrasjen e Kirkut duhet të përballet me gjyq për akuzën e vrasjes së rëndë, e cila mund të çojë edhe në dënim me vdekje në rast se shpallet fajtor.
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Gazeta Express.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.