Izvor fotografije: telegrafi.comIz objave izvora
Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimeve dhe procedurave që lidhen me konstituimin e Legjislaturës XI të Kuvendit. Kërkesa është dorëzuar nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, deputeti Përparim Gruda dhe avokati Faton Fetahu. Kryetari i Grupit Parlamentar, Arian Tahiri, tha se PDK-ja po e dërgon sot këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese për të marrë një përgjigje përfundimtare për shkeljet që, sipas saj, kanë përcjellë procesin e konstituimit të Kuvendit. “Sot po e dorëzojmë në Gjykatën Kushtetuese këtë lëndë, sepse pas gjithë asaj që ka ndodhur në Kuvend, është e domosdoshme që institucioni më i lartë i interpretimit të Kushtetutës ta thotë fjalën e vet. Kushtetuta dhe rendi kushtetues nuk mund të varen nga kalkulimet politike të askujt”, tha Tahiri. Deputeti Përparim Gruda theksoi se kërkesa e PDK-së ka për qëllim rikthimin e funksionimit institucional mbi bazën e Kushtetutës. “Ne po kërkojmë rikthimin e rendit kushtetues, jo vendosjen e rendit të Vetëvendosjes. Në Republikën e Kosovës rregullat i përcakton Kushtetuta, jo vullneti politik i një partie dhe as interpretimet që ndryshojnë varësisht prej interesit të momentit”, deklaroi Gruda. Ndërkaq, avokati Faton Fetahu bëri të ditur se, krahas kërkesës kryesore, është kërkuar edhe vendosja e një mase të menjëhershme të përkohshme. “I kemi kërkuar Gjykatës Kushtetuese që të vendosë menjëherë masë të përkohshme, në mënyrë që të parandalohet prodhimi i pasojave të mëtejshme juridike dhe institucionale nga një proces, kushtetutshmëria e të cilit tashmë është kontestuar para Gjykatës. Deri në vendimin e saj, nuk duhet të krijohen fakte të reja që mund ta thellojnë edhe më tej krizën kushtetuese”, tha Fetahu. Në kërkesën drejtuar Kushtetueses kontestohet vendimi i 9 shtatorit 2026 për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, vendimi procedural i 11 shtatorit për mënyrën e votimit të nënkryetarëve,
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Gazeta Express.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.