Izvor fotografije: telegrafi.comIz objave izvora
Licencat e termocentraleve “Kosova A” dhe “Kosova B” pritet të skadojnë më 4 tetor, ndërsa mungesa e kuorumit në Bordin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) rrezikon vazhdimin e tyre. Sipas REL-it, ZRRE-ja ka konfirmuar se pa licenca aktive, KEK-u nuk ka bazë ligjore për të vazhduar prodhimin e energjisë. Aplikimet për vazhdimin e licencave janë shqyrtuar nga stafi profesional, por vendimi përfundimtar nuk mund të merret pa funksionalizimin e Bordit. Bordi aktualisht është pa kuorum për shkak të mungesës së dy anëtarëve dhe kryesuesit, ndërsa plotësimi i këtyre pozitave kërkon funksionalizimin e Kuvendit. Ekspertët e energjisë paralajmërojnë se një skenar i tillë mund të kishte pasoja të mëdha për Kosovën. Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulaj në një prononcim për “Front Online” ka kritikuar mosfunksionalizimin e institucioneve të vendit, duke thënë se një situatë e tillë po shkakton probleme të mëdha. Mulaj tha se çështja e energjisë lidhet edhe me sigurinë kombëtare, ndërsa ka paralajmëruar për pasoja të mëdha në rast se nuk vazhdohen licencat. “Kjo tregon më së miri çfarë funksionaliteti kanë institucionet e vendit, çfarë probleme u sjellin jo vetëm kompanive e ndërmarrjeve publike, por edhe bizneseve private e sigurisë kombëtare, sepse energjia hyn në këtë çështje”, ka deklaruar Mulaj. Sipas tij, mosvazhdimi i licencave mund t’i shkaktojë Kosovës probleme të jashtëzakonshme, veçanërisht nëse institucionet kryesore nuk funksionalizohen. “Vazhdimi i licencave sjell probleme jashtëzakonisht të mëdha Kosovës. Edhe nëse nuk formohen institucionet, siç është Kuvendi dhe bordi i ZRRE-së, në emër të sigurisë kombëtare në mënyrë automatike është dashur të vazhdohen”, ka thënë ai. Mulaj ka vlerësuar se problemet me funksionalizimin e institucioneve po reflektohen drejtpërdrejt në ekonominë e vendit. “Kjo tregon që problemet me funksionalizimin e institucioneve tona sjellin pasoja të pariparueshme për ekonominë e vendit”, ka përfunduar Mulaj. Njohësi i
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Gazeta Express.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.