Foto: TelegrafiIz objave izvora
Përfshirja e grave në kultivimin e bimëve mjekuese dhe aromatike nuk ka qenë një proces i lehtë për themeluesen e “99 Lule”, Havushe Bunjaku.E ftuar në episodin e shtatë të podcastit “Rrugëtimi”, Bunjaku ka treguar se në fillim kishte edhe dyshime nëse gratë do ta shihnin këtë punë si një mundësi për të krijuar të ardhura.Sipas saj, një prej vështirësive lidhej edhe me faktin se shumë prej grave tashmë kishin punuar gjatë në bujqësi, por puna e tyre nuk kishte dalë në pah.“E leje më te gratë, shumë kam pas dyshime, sepse ka pas edhe nga ato që kanë m'kanë thanë drejtpërdrejt: ‘Jo unë erdha me ndihmu me gjet një punë diku në Prishtinë, se unë për mu marr me bujqësi, mu shpirti mka dal prej bujqësisë, nuk du me dëgju ma për bujqësi’, sepse realisht, gratë kanë punu shumë në bujqësi. Edhe hala punojnë, po nuk del në pah puna e tyre. Qëllimi ka qenë me dalë në pah puna e grave”, ka rrëfyer Bunjaku.Për t'i bindur, ajo kishte zhvilluar edhe takime drejtpërdrejt nëpër fshatra.“Ka pasë edhe unë që kam shku dhe kam lyp një takim me një fshat me katër-pesë gra. Ju kam sqaru edhe prej tyre nëse njëra ka pranu me i pranu bimtë, me i marr e me i mbledh, e kam marrë ato si shembull që me ta shohin edhe tjerat, tana kyçen”, ka thënë ajo.Sipas Bunjakut, një pjesë e rëndësishme e modelit ishte krijimi i kushteve që gratë të mund ta zhvillonin këtë veprimtari.“Kom arrit që secilës grua me ja siguru kushtet e punës. Fillimisht ia kemi siguru fidanët, falë donatorëve ndërkombëtarë që i kemi pasë projektet me partneritet, sistemin e ujitjes, mos me pasë brengë gruaja për sistem të ujitjes, pastaj pajisjet, naj kultivator të vogël, rezervuar të ujit, me pasë grumbullimin e ujit, pajisje ku i marrin dhe i ruajnë bimë derisa t'i dorëzojnë pikën në qendrën tonë”, ka treguar ajo.Por një prej momenteve që tregon më së miri sfidat me të cilat përballeshin disa prej grave lidhej me nënshkrimin e kontratave të bashkëpunimit. Nga papunësia te “99 Lule”, biznesi që fuqizoi me qindra gra - Havushe
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.