Skip to comments
Događaj u razvoju
Lajme

Tusk paralajmëron: Rusia mund të kryejë sulme më të rënda në Poloni

Kryeministri polak Donald Tusk ka paralajmëruar se javët dhe muajt e ardhshëm mund të shoqërohen me një intensifikim të ndjeshëm të aktiviteteve ruse, duke mos përjashtuar mundësinë që përshkallëzimi të prekë drejtpërdrejt territorin polak. Tusk i bëri deklaratat gjatë një takimi me ministrat e Brendshëm dhe të Mbrojtjes, si dhe drejtuesit e shërbimeve të sigurisë, në selinë e Qendrës Qeveritare për Sigurinë. Takimi u zhvillua pas sulmeve ruse në afërsi të menjëhershme të Polonisë gjatë natës së 12-13 shtatorit dhe në mëngjesin e 13 shtatorit. “Përshkallëzimi i veprimeve të Rusisë po bëhet fakt dhe shfaqjet e tij po afrohen gjithnjë e më shumë te kufiri ynë”, deklaroi Tusk. Ai paralajmëroi gjithashtu se përpjekjet për të paralizuar pikat kufitare nuk janë një incident i izoluar, transmeton Telegrafi. “Duhet të jemi të vetëdijshëm se nga sot do të veprojmë në një regjim ndjeshëm më të lartë gatishmërie”, tha kryeministri polak. Sipas tij, Polonia duhet të përgatitet për një periudhë me aktivitet shumë intensiv rus. “E dimë dhe mund të presim që javët dhe muajt e ardhshëm do të jenë një periudhë aktiviteti shumë intensiv rus. Fatkeqësisht, nuk mund të përjashtojmë që përshkallëzimi të prekë edhe territorin tonë”, shtoi Tusk. Kryeministri polak tha se shpreson që skenari më i keq të mos materializohet, por zhvillimet e fundit, sipas tij, konfirmojnë paralajmërimet që autoritetet kanë marrë prej muajsh. “Fatkeqësisht, ngjarjet që kanë ndodhur deri tani konfirmojnë informacionet që kemi marrë prej shumë muajsh: se janë të mundshëm edhe skenarë më seriozë”, deklaroi ai. Tusk theksoi se nuk dëshiron të ushqejë atmosferën e tensionuar, por paralajmëroi se Polonia duhet të jetë e gatshme për një reagim të përbashkët nëse situata përkeqësohet. “Duhet të jemi të gatshëm për një përgjigje të përbashkët nëse lind nevoja”, tha ai. Një shqetësim i veçantë për Varshavën është përdorimi i teknologjive të reja nga Rusia. “Sulmet e kësaj nate tregojnë se rusët janë të gatshëm të përdo

Objavljeno · 2 min čitanja

Slika uz članak: Tusk paralajmëron: Rusia mund të kryejë sulme më të rënda në PoloniIzvor fotografije: telegrafi.com

Iz objave izvora

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Gazeta Express.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...