Skip to comments
Događaj u razvoju
Prizren

Rruga Tetovë–Prizren merr jetë, nis hapja e trasesë drejt tunelit

Rruga e shumëpërfolur që pritet të lidhë Prizrenin me Tetovën ka nisur të jetësohet në terren, por përtej kufirit. Autoritetet lokale në Tetovë kanë filluar me vetëfinancim hapjen e trasesë së parë dhe kilometrave të para drejt vendit ku është paraparë tuneli ndërkufitar. Me hapjen e trasesë së parë lokale, hapi i rëndësisë jetike kalon te dikasteret qeveritare për të finalizuar projektin e madh infrastrukturor.Traseja që pritet të afrojë Tetovën me Prizrenin po hapet me ritme intensive. Deri më tani janë jetësuar kilometrat e para të qarkores mbi fshatin Shipkovicë, e cila parashihet të lidhet me pjesën ku do të hapet tuneli. Ky projekt po zhvillohet me buxhet vetanak të autoriteteve lokale të Tetovës, të cilët synojnë të mbyllin fazën e parë përpara se të kërkojnë mbështetjen e ekzekutivit qendror."Pra, nga fshati Shipkovicë deri te tuneli, i cili parashikohet të lidhë Tetovën me Prizrenin, projekt ky i cili kushton 250 mijë euro, i tëri i financuar nga Komuna e Tetovës, është duke u punuar intensivisht dhe së shpejti kjo trase pritet të depërtohet plotësisht. Më pas do të shkojmë me fazën tjetër, për asfaltimin e kësaj traseje, mirëpo për punën e asfaltimit të rrugës Tetovë–Prizren deri te tuneli do të shohim edhe mundësitë e bashkëpunimit edhe me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut", tha Albi Qamili, Zv. kryetar i Komunës së Tetovës.Sa i përket ndërtimit të tunelit, nga Komuna e Tetovës njoftojnë se së shpejti pritet të hapet tenderimi për projektimin e tij. Ndërkaq, në takimin e fundit të zhvilluar në Shkup, zëvendësministrat e Transportit nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova konfirmuan se dy qeveritë janë duke sinkronizuar hapat për pjesën ndërkufitare. Përmes një komunikate, Ministria e Transportit në Shkup ka sqaruar ecurinë e mëtejshme."Pas përfundimit të projektimit do të mund të përcaktohen në mënyrë precize edhe vlera e investimit për ndërtimin, mënyra e financimit dhe pjesa që do të mbulohet nga secila prej dy qeverive", thuhet në njoftimin zyrtar.Projekti i r

Objavljeno · 2 min čitanja

Slika uz članak: Rruga Tetovë–Prizren merr jetë, nis hapja e trasesë drejt tunelitFoto: Telegrafi

Iz objave izvora

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...