Foto: TelegrafiIz objave izvora
Deputeti i AfD-së, Tobias Teich ka komentuar politikat e partisë që është pjesë pas fitores në Gjermani. I pyetur lidhur me planet e AfD-së për emigracionin dhe sesa të rrezikuar janë shqiptarët, ai sqaroi se numri i lartë i emigrantëve nuk është nga Shqipëria.Sipas tij vendet më problematike dhe me numrin më të lartë të emigrantëve janë vendet si Siria dhe nga Afrika. Ndër të tjera ai zbuloi edhe sesi ai ka patur më së shumti kontakt dhe si e ka njohur Kosovën edhe Shqipërinë.“Ne kemi shpenzuar 12 miliardë euro në vitin 2024 për çështjet e azilkërkuesve. Pra nuk flasim për njerëz të saktë që vijnë nga vende të tjera dhe janë integruar në vendin tonë. Këta lloj njerëzish janë të mirëpritur. Ata mund të bashkohen me sistemin tonë dhe pranojnë kulturën dhe sistemin tonë dhe ne nuk kemi probleme me ta.Nuk është fjalë vetëm për shqiptarët. Ne kemi marrë edhe shumë refugjatë nga Kosova në vitet 90. Unë kam lindur në 84-ën. Pra jam një brezi kur një numër i madh njerëzish erdhën këtu për t’i shpëtuar konflikteve, në kërkim të një vendi për të qenë të sigurt dhe kam qenë në kontakt me njerëz të shumtë nga Kosova.Kam mësuar për historinë e saj nga të rinj dhe kur u rrita rash në kontakt edhe me Shqipërinë. Kam mësuar disa gjëra nga vendi juaj dhe mund të flas shumë mirë për komunitetin shqiptar këtu në gjithmonë nëse flasim për të dhënat statistikore sa i përket kriminalitetit.Ne nuk kemi probleme me njerëzit që kanë ardhur nga Shqipëria. Vendet që kanë kuotën më të madhe të emigrantëve janë nga Siria, nga Afrika, por jo nga Shqipëria.Konteksti të cilit i referohem është se mund të them gjëra pozitive dhe në këtë rast, po flas për veten time. Nuk mund të flas për partinë patjetër, por siç e thashë për Shqipërinë kemi opinion pozitiv”, tha ai në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania.Ndryshe, Partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) ka zgjeruar epërsinë e saj ndaj bllokut konservator të Kancelarit Friedrich Merz në një sondazh të ri mba
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.