Skip to comments
Događaj u razvoju
Kongresistët amerikanë

Kongresisti amerikan noton drejt vendit të sigurt pasi aeroplani i tij ulet në një liqen

Një fluturim i zakonshëm u shndërrua në një situatë dramatike, pasi aeroplani me të cilin udhëtonte kongresmeni republikan amerikan Tom Tiffany pësoi një defekt mekanik dhe u detyrua të kryente një ulje emergjente në një liqen në Wisconsin.Tiffany, i cili është kandidati republikan për guvernator të Wisconsin-it, tha se pësoi lëndime të lehta pasi avioni u ul në ujërat e Lake Wausau të shtunën mbrëma. Pas uljes, ai dhe piloti u detyruan të dilnin nga avioni dhe të notonin drejt ujërave të cekëta për të shpëtuar.Sipas zyrës së Sherifit të Marathon County, avioni pësoi një problem mekanik ndërsa po i afrohej aeroportit Wausau Downtown, duke e detyruar pilotin të kryente uljen emergjente në liqen.Tiffany tha se ai dhe piloti telefonuan menjëherë në numrin e emergjencës 911 pasi avioni u ul në ujë.“Ndërsa avioni filloi të zhytej, dolëm prej tij dhe notuam drejt një zone të cekët, ku pritëm derisa ekipet e emergjencës arritën tek ne me varkë”, shkroi kongresmeni në rrjetet sociale.Raporti i autoriteteve tregon se telefonata për aksidentin u pranua në orën 20:49 sipas kohës lokale. Rreth 15 minuta më vonë, në orën 21:05, një ekip i Departamentit të Zjarrfikësve të Wausau arriti në vendngjarje me një mjet lundrues dhe i nxori të dy nga uji.Tiffany dhe piloti ishin dy personat e vetëm në bord.Tiffany tregoi se ishte duke u kthyer në shtëpi pas një darke në La Crosse County, kur avioni humbi papritur fuqinë ndërsa po i afrohej aeroportit.“Zoti po kujdesej për ne sonte dhe jam jashtëzakonisht mirënjohës që jam këtu në spital, me gruan time, Chris, pranë meje”, deklaroi ai.“Një përvojë e tillë të kujton se sa e çmuar është jeta”, shtoi kongresmeni.Fushata e Tiffany-t bëri të ditur se ai pësoi një prerje të vogël mbi syrin e djathtë, ndërsa edhe piloti mori lëndime të lehta.Aeroplani ishte një Beechcraft K35, një aeroplan me një motor, i njohur gjithashtu si Bonanza, i cili mund të transportojë deri në pesë persona.Shkaku i saktë i defektit mekanik nuk është bërë ende i ditur.Z

Objavljeno · 2 min čitanja

Slika uz članak: Kongresisti amerikan noton drejt vendit të sigurt pasi aeroplani i tij ulet në një liqenFoto: Telegrafi

Iz objave izvora

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...